Fjalimin e Obamës e ndërpret një transgjinore
Presidenti amerikan Barack Obama u duartrokit pasi iu kundërpërgjigj një transgjinoreje latine, e cila i ndërpreu fjalimin në Shtëpinë e Bardhë.
Obama po fliste në një pritje për të drejtat e homoseksualëve, kur u ndërpre nga Jennicet Gutierrez.
29vjeçarja u ankua për gjendjen e emigrantëve LGBT në qendrat e emigrantëve. Ajo tha: “President Obama, lironi të gjithë të arrestuarit LGBTQ në qendrat e emigrantëve. President Obama, ndaloni torturat dhe abuzimet e grave transgjinore në qendrat e emigrantëve”
Por Obama iu kthye: “E di, jo, jo, jo, ti je në shtëpinë time…”
“Nuk është e respektueshme, nuk do marrësh përgjigje të mirë nëse do më ndërpresësh kështu”.
“Turp të të vijë, nuk duhet ta bësh këtë,” shtoi Obama. Më pas presidenti kërkoi që ajo të largohej nga salla.
Pas eventit, Gutierrez shprehu zhgënjimin e saj nga Obama në lidhje me një mungesë veprimi kur bëhet fjalë për abuzimin e emigrantëve të padokumentuar LGBTQ në qendrat e emigrantëve.
“Ai nuk shqetësohet për mënyrën se si trajtohen të arrestuarit LGBTQ. Si një grua transgjinore, mos njohja e përkatësisë gjinore dhe abuzimi fizik dhe seksual janë krime serioze me të cilët ne përballemi në qendrat e emigrantëve. Si mund të injorohet kjo,” shtoi ajo./www.gaystarnews.com