Filmimet tronditëse tregojnë se si ekstremistët qëllojnë me armë një burrë gej
Viktima shihet duke luftuar për jetën e tij, pasi u sulmua brutalisht jashtë klubit.
Videoja shqetësuese e CCTV tregon një burrë gej që vrapon për të shpëtuar jetën, pasi u qëllua jashtë një klubi Gay në Sydney.
Milad bin Ahmad Shah-el-Ahmadzai është vetëdeklaruar jo fajtor për pesë akuza – duke përfshirë edhe të shtënat me qëllim vrasje – pasi ai dhe një burrë tjetër dyshohet të jenë përfshirë në sulm.
Video – e cila u shfaq si pjesë e gjyqit të al-Ahmadzai – tregon viktimën, Michael Rooke, të largohej duke u zvarritur nga dy burra të maskuar të cilët më parë e godasin me shkelma e më pas e qëllojnë të paktën shtatë herë.
Rooke më pas shihet duke vrapuar nëpër parkun e makinave, duke lënë një gjurmë gjaku ndërsa përpiqet të shkojë në vend të sigurtë, raporton 9NEWS.
Ai pësoi lëndime të shumta, por i mbijetoi sulmit.
Klubi, Aarows, është reklamuar në faqen e saj të internetit si një “mjedis i sigurtë, i qetë ku gejtë dhe biseksualët mund të takohen dhe të bisedojnë së bashku 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”.
Al-Ahmadzai u burgos për nëntë muaj në vitin 2014 pasi kërcënoi se do ti priste fytin një oficeri australian.
Ai është mbajtur në siguri maksimale që prej arrestimit të tij në vitin 2013.
Gjithashtu mendohet se i pandehuri mund të ndëshkohet, pasi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të njohë autoritetin e gjykatës.
Ai pretendon të jetë vetëm në “urdhër të Islamit” dhe ka refuzuar vazhdimisht të çohet në këmbë kur gjyqtarët hyjnë në gjykatë./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=JWCV8Cvx6Dg