Filmi i shkurtër “El Sms” tregon për fushatën e Coca- Colës pro diversitetit
Dustin Lance Black, skenaristi fitues i çmimit Oskar i filmit Milk dhe aktivist i shquar LGBT, zbuloi një film të shkurtër por shumë të fuqishëm duke shënjestruar Amerikën Latine, të quajtur “El SMS (Mesazhi).” Në film i shkurtër tetë minutësh është pjesë e fushatës së Coca-Colës Miqësia e Vërtetë.
Fushata, nga Pereira & O’Dell, përqëndrohet në skenare të ndryshme të cilat shtrojnë pyetjen çfarë e bën një mik të vërtetë (#VerdaderoAmigo). Në këtë film prej tetë minutash, një grup djemsh të rinj bëjnë shakara dhe vënë në lojë njëri-tjetrin siç bëjnë djemtë e shkollës së mesme për vajzat, video game dhe gjëra të tilla të ngjashme. Dy nga djemtë janë miqtë të ngushtë, por Rafaeli po fsheh diçka nga shoku i tij Diego- ai është gej. Kur ai e lë telefonin e tij të pambikëqyrur, Diego lexon një mesazh që e çudit atë. Vendimi i tij për ta mbuluar mikun e tij, dhe ta pranojë për atë që ai është, është pikërisht momenti që çimenton këtë miqësi të vërtetë. Dhe, siç e thekson dhe Rafaeli, djemtë gej i njohin të gjitha vajzat e bukura.
Black tha në një deklaratë: “Mesazhi ishte ndoshta filmi më personal për mua. Si artist, unë ndjej se kam një përgjegjësi për të ndarë historitë se kush janë njerëzit LGBT në të vërtetë, në mënyrë që të largoj çdo atmosferë frike që mund të parandalojë njerëzit LGBT që të ndajnë jetët e tyre në mënyrë të hapur. “Ai shtoi,” Për Coca-Colën që të marrë një qëndrim pro-diversitetit, pro-barazisë krijon shumë dashamirësi në komunitetin LGBT. “/A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=WTm1Qas2ti0