Femrat janë ose biseksuale ose lezbike, por ASNJËHERË heteroseksuale
“Femrat janë biseksuale ose lezbike, por asnjëherë heteroseksuale”, në këtë përfundim ka dalë studimi më i ri. Femrat që e quajnë veten heteroseksuale tërhiqen nga videot e femrave dhe meshkujve të zhveshur, ndërkohë femrat lezbike tërhiqen më shumë nga gjinia e njëjtë.
Femra të ndryshme u vunë përballë videove të tilla dhe u vëzhguan me kujdes sjelljet e tyre, përfshirë këtu edhe lëvizjet e syve që tregonin stimujt seksualë. Ekspertë nga Universiteti i Essex dolën në përfundimin se femrat që thanë se ishin heteroseksuale, u tërhoqën nga videot e të dy sekseve, edhe pse pohuan se ishin të interesuara vetëm për meshkuj.
Lezbiket nga ana tjetër treguan interes vetëm për videot me femra dhe nuk patën pothuajse asnjë lloj ndjesie nga meshkujt. Studimi përfshiu 345 femra dhe u drejtua nga Dr. Gerulf Rieger në Departamentin e Psikologjisë. “Edhe pse në pjesën më të madhe femrat thanë se tërhiqeshin nga meshkujt, studimi tregon se kur vjen tek gjërat që i eksitojnë, janë biseksuale ose lezbike, por asnjëherë heteroseksuale.
Dr. Rieger tha gjithashtu se studimi tregonte se lezbiket që vishen në mënyrë më mashkullore nuk kanë domosdoshmërisht sjellje mashkullore. Kjo na tregon se kur shohim një femër në publik, nuk dimë asgjë për preferencat e tyre seksuale./A.A.