Federata e Futbollit Turk do të paguajë një kompensim për arbitrin e pushuar
Një arbitër i cili u shkarkua nga Federata e Futbollit Turk do të marrë kompensim.
Federata e Futbollit Turk (TFF), u urdhërua nga një gjykatë e Stambollit që ti paguajë 23.000 lira Halil Ibrahim Dincdag-ut.
Arbitrit ju revokua liçenca e tij sepse është gej, raporton agjencia e lajmeve Dogan.
Avokatët e Dincdag kishin kërkuar 110.000 lira për këtë rast.
Sipas njoftimeve, TFF kishte konstatuar se arbitri ishte i paaftë për të përmbushur rolin e tij sepse ai ishte përjashtuar nga shërbimi ushtarak.
Ai kishte qenë një arbitër në Trabzon, por u shkarkua në vitin 2009 pasi doli publikisht si gej.
Vendi ka një politikë të rreptë mbi përjashtimet nga shërbimi ushtarak. Ato përjashtime të lejuara duhet të jenë për shkak sëmundjesh, aftësive të kufizuara ose të jesh gej.
E gjithë kjo përvojë e hidhur shpesh është poshtëruese për meshkujt gej, për shkak se ata ose duhet të zbulojnë orientimin e tyre seksual ose ta fshehin atë.
Më parë, ata që dëshironin të përjashtoheshin në bazë të orientimit të tyre seksual, duhet të bënin një deklaratë publike, shpesh duke çuar në diskriminim.
Nëse duan të shkojnë në ushtri, meshkujt gej zakonisht duhet ta fshehin orientimin e tyre seksual për një vit të shërbimit./A.A.