Familja mbledh para për të shpëtuar adoleshenten nga kampi i “kurimit” gej
Familjarët e një 17-vjeçareje, e cila është mbyllur në një kamp “kurimi” gej, kanë mbledhur mbi 40,000 dollarë që ta lirojnë atë.
Sarah, mbiemri i të cilës nuk është specifikuar, është subjekti i një faqe GoFundMe të krijuar nga kushëriri i saj, Joey Jordan.
Faqja e specifikon se ajo është dërguar atje nga prindërit e saj, pasi u përpoq të shkonte me të dashurën e saj në mbrëmjen e maturës.
Jordan shkruan: “Njihuni me kushërirën time Sarah. Në moshën 17 vjeçare, e ardhmja e saj duket e ndritshme. Ajo është në krye të klasës së saj, vrapon nëpër maratona dhe është pjesë e Shoqërisë së Nderit Kombëtar dhe ekipit të debatit. Ajo është gjithashtu gej. Si çdo adoleshente e shkollave të mesme në një marrëdhënie, Sarah dhe e dashura e saj donin të shkonin së bashku në mbrëmjen e maturës. Por, kur shkuan, prindërit e Sarës, të cilët besojnë se homoseksualiteti është mëkat dhe jonormal, e larguan Sarën kundër vullnetit të saj në një konvikt të krishterë në Texas për adoleshentë me probleme që të “largojnë homoseksualitetin me lutje.”
Ai shton se praktika e dënuar gjerësisht e ‘kurimit’ apo terapia e ‘konvertimit’ nuk funksionon, duke vënë në dukje se “Shoqata Mjekësore Amerikane dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë kanë zbuluar që ajo është psikologjikisht e dëmshme, sidomos për të miturit. Dhe Sarës i kanë thënë se duhet të qëndrojë në këtë objekt për një vit të tërë. Pra, në vend që të jetë e rrethuar nga miqtë dhe familja e saj që e duan dhe e mbështesin Sarën për atë që është, ajo do të jetë e izoluar në një vend ku fakti se është gej trajtohet si një mëkat dhe sëmundje. Në vend që të përgatitet për universitet dhe të konkurojë në turneun e debatit të shtetit, ajo do të jetë duke bërë punë të detyruar çdo ditë dhe ‘terapi’ të qëndrueshme të bazuar në Bibël për “sëmundjen” e saj.
Jordan thotë se adoleshentes nuk i lejohet asnjë komunikim me botën e jashtme.
Ai vë në dukje në faqen e internetit, e cila deri tani ka ngritur 43.344 dollarë, se paratë do të shpenzohen për një sfidë ligjore për ta liruar atë.
Duke thënë se ajo është e zgjuar dhe ambicioze, Jordan vazhdon të thotë se paratë e mbetura do të vendosen në një fond kolegji.
Një pastor televiziv në fillim të këtij viti tha se Perëndia mund të ‘kurojë’ gejtë sepse homoseksualët nuk mund të ndjejnë dashuri./A.A.