Eventet e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë në Maqedoni
LGBT Junajted Tetovë ju fton në aktivitetet të cilat do realizohen gjatë muajit Maj për nder të Idahot (Ditës Ndërkombtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë) dhe ditlindjes së 4-rt të LGBT Juajted Tetovë.
Për këtë muaj përveç aktiviteteve të cilat realizohen rregullisht çdo muaj, LGBT Junajted Tetovë do realizojë 4 ngjarje publike të ciat kanë për qëllim informim të popullatës me tematikën LGBT në 4 qytete, duke filluar me Gostivarin, Kumanovën, Strugën dhe përfundojmë në Tetovë më 17 Maj për nder të IDAHOT 2016.
Si temë për diskutime për këtë muaj zgjodhëm temën “Si ballafaqohen pjestarët e komunitetit LGBT me Homofobinë, Bifobinë dhe Transfobinë?”.
Për këtë muaj për netët e filmit kemi zgjedhur që ta shfaqim filmin „Imagine you & me”.
Aktivitetet do të realizohen sipas rradhitjes më poshtë:
Data | Aktiviteti | Qyteti | Ora |
03 Maj 2016 | Shtand informativ dhe takim me qytetarët | Gostivar | 13:00 |
04 Maj 2016 | Nata e filmit dhe diskutimit | Gostivar | 18:00 |
05 Maj 2016 | Nata e filmit dhe diskutimit | Kumanovë | 18:00 |
06 Maj 2016 | Shtand informativ dhe takim me qytetarët | Kumanovë | 13:00 |
09 Maj 2016 | Takimi i grupit për përkrahje të nënave të personave LGBT | Tetovë | 18:00 |
10 Maj 2016 | Nata e diskutimit | Tetovë | 18:00 |
11 Maj 2016 | Nata e filmit | Tetovë | 18:00 |
12 Maj 2016 | Nata e filmit dhe diskutimit | Strugë | 18:00 |
13 Maj 2016 | Shtand informativ dhe takim me qytetarët | Strugë | 13:00 |
17 Maj 2016 | Event publik për nder të IDAHOT 2016 | Tetovë | 15:00 |
19 Maj 2016 | Punëtori për film dhe fotografi | Tetovë | 18:00 |
20 Maj 2016 | Slam poetik | Tetovë | 18:00 |
24 Maj 2016 | Kursi i gjuhës gjermane | Tetovë | 18:00 |
27 Maj 2016 | Vizitë studimore në Kosovë | ||
28 Maj 2016 | Vizitë studimore në Kosovë | ||
29 Maj 2016 | Vizitë studimore në Kosovë | ||
30 Maj 2016 | Kursi i gjuhës gjermane | Tetovë | 18:00 |
Për më shumë informata rreth aktiviteteve mund të kontaktoni në email: [email protected] ose mob: 078/385-571 .