Është zyrtare: Më 9 maj në Dhomën e Parlamentit do debatohet për bashkimet civile
Lajmi sapo ka ardhur dhe është zyrtar: Konferenca e kryetarëve të grupeve të Dhomës së Deputetëve sapo ka caktuar debatin për bashkimet civile që do të fillojë në 9 maj.
Ndërkohë, po pritet mendimi përfundimtar i të gjitha komisioneve që janë thirrur për të komentuar mbi këtë çështje. Bëhet fjalë për nëntë komisione: Çështjet kushtetuese, Punët e Jashtme, Buxheti, Financat, Mjedisi dhe Punët Publike, Aktivitetet e prodhimit, Punësimi Publik dhe Privat, Çështjet Sociale dhe Çështjet rajonale.
Opinionet pritet të mbërrijnë brenda javës së ardhshme.
Ai që shpalli datën ka qenë kryetari i Partisë Demokratike në Dhomë Ettore Rosato i cili shkroi në një postim në Twiter “#bashkimetcivile, më në fund. Më 9 maj në Dhomën e Parlamentit për aprovimin përfundimtar #lavoltabuona “.
Parashikimi është se diskutimi në Dhomë do të vazhdojë shumë shpejt dhe po bëhet gjithnjë e më konkrete mundësia që, siç ka ndodhur në Senat, qeveria të vendosë votëbesimin./A.A.