Ellen shpjegon pse e dëboi këngëtaren homofobike nga emisioni i saj
Ellen DeGeneres ka treguar për vendimin e saj për të ndaluar një këngëtare të performojë në shfaqjen e saj këtë javë pas një deklamimi anti-LGBT.
Në një predikim të kishës këtë javë, pastorja dhe këngëtarja Kim Burrell – e cila ka kënduar edhe në këngën e Pharrell ‘I See A Victory’ – pohoi se homoseksualiteti është një “shpirt i keq” dhe se ai është një akt pervers.
Burrell pohoi: “Kushdo qofsh në këtë dhomë që je i mbushur me frymë homoseksuale, lutju Perëndisë për të të liruar. Ju po luani me të në vitin 2017, ju do të vdisni prej saj.”
“Ai shpirt homoseksual pervers është një frymë mashtrimi dhe konfuzioni. Nëse ti, si burrë, do të hapësh gojën dhe do marrësh penisin e një burri në fytyrën tënde, ti je pervers. Nëse ti je grua dhe e dredh gjoksin tënd në fytyrën e një gruaje tjetër, ti je perverse.”
Rastësisht, këngëtarja do të performonte së bashku me Pharrell në Ellen DeGeneres Show dje – por prezantuesja e hoqi atë nga lista.
Duke folur me Pharrell në shfaqje, ajo shpjegoi: “Ne duhet të flasim për këtë para se të vazhdojmë… ti duhet të performoje një këngë tjetër sot, dhe supozohej të performoje me Kim Burrell.
“Ajo bëri një deklaratë dhe tha disa gjëra aspak të bukura për homoseksualët kështu që unë nuk ndjeva se ishte mirë për mua që ajo të vinte në këtë shfaqje dhe ti jepja asaj një platformë pasi ajo po thoshte gjëra për mua.
“Si dikush që ka marrë shumë urrejtje, paragjykime dhe diskriminim për shkak të asaj që kam zgjedhur të dua, unë nuk i kuptoj të gjithë ata që kanë përjetuar atë lloj brenge – mua thjesht më bën më shumë të dhembshur, unë i dua të gjithë, unë nuk dua që dikush të ndjehet i lënduar, sepse është i ndryshëm.”
Pharrell, që i kishte dënuar komentet e Burrell, tha: “Nuk ka hapësirë, nuk ka vend për asnjë lloj paragjykimi në vitin 2017.
“Ne të gjithë duhet të mësohemi me dallimet e të tjerëve dhe të kuptojmë se kjo është një botë gjigande, e bukur, e madhe dhe e gjallë dhe ajo funksionon vetëm me përfshirje dhe ndjeshmëri.”
Ai i krahasoi komentet e saj të racizmit, duke thënë: “Kurdo që dëgjoni ndonjë lloj gjuhe urrejtjeje dhe mendoni se jo domosdoshmërisht ka të bëjë me ju … gjithçka që duhet të bëni është të vini fjalën e zezë në atë fjali, apo gej në atë fjali, ose e bardhë në atë fjali dhe gjithçka papritur do fillojë të ketë kuptim.
“Bota është një vend i bukur, por kjo nuk funksionon, pa ndjeshmëri dhe përfshirje. E kuptoj që ndonjëherë gjërat përçarëse funksionojnë në jetë, e mësuam këtë vitin e kaluar, por ju duhet të zgjidhni se në cilën anë jeni, dhe unë jam zgjedhur dashuri për të gjithë. Edhe kur nuk jam dakord me dikë i uroj atyre më të mirën, sepse ne nuk mund të jetojmë në këtë mënyrë”./A.A.