Ellen Page thotë se të jetosh e fshehur është helmuese
Ellen Page ka folur në lidhje me kohën kur ka qenë e fshehtë në lidhje me seksualitetin e saj duke thënë se ” nuk është një vend i mirë… është toksik.”
“Ndihem kaq mirënjohëse për mënyrën se si ndihem tani në krahasim me mënyrën se si ndjehesha kur isha e fshehtë. Uroj që askush të mos jetë i detyruar të jetojë në atë mënyrë. ”
Page gjithashtu dha mendimin e saj mbi ata që kundërshtojnë barazinë e LGBT-ve për shkak të “bindjeve fetare”.
“Liria fetare është shumë e rëndësishme. Por ajo që është për të ardhur keq, është se liria fetare është përdorur për të justifikuar diskriminimin.”
Ajo vazhdoi duke thënë se beson se arsyeja pse njerëzit janë të tronditur apo të shqetësuar me pranimin shoqëror të komunitetit LGBT, është për shkak se personat LGBT nuk janë ekspozuar mjaftueshëm tek njerëzit.
Ylli i X-Men shtoi: “Ata nuk kanë pasur ndonjë ndërveprim me njerëzit LGBT.”
Page u shfaq në emisionin e Stephen Colbert për të diskutuar mbi filmin e saj të ardhshëm, Freeheld, bazuar në një histori të vërtetë në lidhje me luftën e një oficereje policie për të bërë të mundur që përfitimet e pensionit të saj të transferohen tek partnerja e saj e të njëjtës gjini, pasi ajo u diagnostikua me kancer terminal.
Page është bërë një aktiviste LGBT që kur doli hapur dhe kohët e fundit ka bërë thirje për tregime më diverse në ekranin e madh./A.A.