Duke ju bashkuar një grupi të vogël shtetesh nga amerika jugore, Ekuadori është zyrtarisht shteti i 29-të në botë ku martesa brenda gjinisë lejohet.
Vendimi erdhi javën e shkuar, rreth 1 vit më vonë që prej vendimit të një gjykate rajonale për njohjen e lartesës për një çift lezbikesh.
Gjykata ndër-shtetërore amerikano jugore për të drejtat e njeriut e cilësoi vendimin në fjalë si procedurë që duhet të vijojë të ndiqet dhe javën e shkuar, Gjykata Kushtetuese në vend i hapi rrugë ndryshimeve të kushtetutës për konceptit ligjor mbi martesën. Çifti i cili paditi shteti, arriti të marrë çertifikatën e martesës nga rregjistri i gjendjes civile duke u hapur rrugë dhe çifteve të tjera që duan të martohen.
Edhe pse Homofobia dhe krimet e urrejtjes vijojnë të jenë prezente në një shkallë të gjerë në vend, sërish vendimi historik hap rrugën e ndryshimeve shoqërore dhe pranimit më të gjerë të çifteve LGBTI në shoqëri, dhe njohjen e tyre ligjore. /k.j