Eddie Redmayne: Njerëzit urgjentisht duhet të edukohen mbi çështjet transgjinore
Eddie Redmayne ka thënë se “e gjithë” përvoja e marrë nga Danish Girl ishte “një edukim gjigant”.
Ylli, i cili luan Lili Elba, ka reflektuar në intervistat për çështjet transgjinore, dhe gjërat që mësoi ndërsa përgatitej për rolin.
Ai i tha POPSUGAR: “Një nga gjërat që në fakt nuk është në film është se Lili mori bekimin mbretëror për ndryshimin e saj gjinor në mënyrë që të marrë një pasaportë të re, gjë që shkon deri në rangjet më të larta të familjes mbretërore daneze .”
Ylli i ‘Teoria e gjithçkaje” tha gjithashtu se ” dëshiron ” të luajë disa role komike, por se mendon që nuk është” aspak gallatë”.
Duke luajtur Elbën, Redmayne tha se skenat më të vështira ishin ku ajo nuk ishte “aspak e lumtur”.
I pyetur në lidhje me kontaktet nga ana e komunitetit transgjinor gjatë xhirimeve, ai tha: “Kam takuar shumë njerëz nga komuniteti dhe ata nuk mund të ishin më shumë bujarëse aq. Çdo grua me të cilën kam folur , do ta fillonte bisedën me, “Nuk ka asnjë pyetje të cilës nuk jam e gatshme ti përgjigjem.”
“Nevoja që njerëzit cisgjinorë të arsimohen në çështjet transgjinore, të jenë aleatë për komunitetin transgjinor, është shumë urgjente. Bujaria ishte në një farë mënyre dërrmuese për mua. Si një aktor, natyrisht, luaj pjesë dhe bëj filma, por gjëja më e madhe është përvoja e jetës, dhe unë ndihem vërtet i privilegjuar që luajta Lilin dhe që takova kaq shumë njerëz të shkëlqyer.”/A.A.