E mbijetuara e kancerit të gjirit, ngatërrohet për një grua transgjinore
Një grua ka shkruar një postim emocional në Facebook, duke theksuar efektin e papritur që debati i diskutueshëm i tualeteve në Karolinën e Veriut ka pasur tek të mbijetuarat e kancerit.
Christie Saucedo thotë se ligji ka “lënduar” edhe atë- edhe pse ajo është një grua cisgjinore(grua që pëlqen seksualisht burrat).
Saucedo iu nënshtrua trajtimit për fazën e tretë të tumorit invaziv duktal- i ngjashëm me kancerin e gjirit – kur mbushi tridhjetë vjeç, gjatë së cilës ajo iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë.
Pavarësisht se operacioni i shpëtoi jetën, Saucedo thotë se një shumë njerëz e kanë marrë për një grua transgjinore – që çon në sulme transfobike.
Me një foto të gjoksit të saj të zhveshur – me fjalët “KY ËSHTË KANCERI I GJIRIT” – të shkruara në të, ajo thotë: “Hidhini një sy të mirë gjoksit tim.
“Nuk ndjehem çuditshëm kur e bëj këtë. Nuk ka asgjë të shenjtë ose seksuale akoma për tu parë.
“Deri kohët e fundit unë kam qenë shumë e kënaqur me vendimin tim. Megjithatë, debati i madh i tualeteve të vitit 2016 ka lënduar më shumë njerëz se vetëm komunitetin transgjinor, “shton ajo.
Ajo vazhdon të thotë se kohët e fundit ka vënë re “më shumë sy që më ndjekin duke u përpjekur të kuptojnë.”
“Në ushqimore, restorante … Walmart ishte më i keqi. Unë dua të bërtas. PO! Keni të drejtë! Ky është kanceri i gjirit … Ju lutemi kontrolloni veten! ”
Megjithatë, në vend se të sfidojë shikuesit, ajo lejon “sytë e saj të takohen me të tyret në një pothuajse lutje për një ndryshim në atë çfarë është shndërruar shoqëria jonë.”
“Unë personalisht jam e mendimit se asnjë person transgjinor nuk dëshiron të shkaktojë probleme në tualet. Njerëzit thjesht duan të përdorin tualetin, “shpjegon ajo.
“Kanë ndodhur akte të tmerrshme në WC-të publike shumë kohë para kësaj. Kjo është arsyeja pse fëmijët e mi kurrë nuk përdorin një WC publike pa mua.
“Ju nuk keni pse të bini dakord me mua dhe unë nuk kam pse të bie dakord me ju. Është në rregull.”
Ky postim i fuqishëm gjithashtu thekson se si është jeta për të mbijetuarat e kancerit të gjirit.
“Ligji për tualetet transgjinore” ose HB2 është një ligj në Karolinën e Veriut që do të thotë se njerëzit transgjinorë mund të përdorin vetëm tualetet sipas gjinisë të shkruar në certifikatat e tyre të lindjes, si dhe kanë kufizuar mbrojtjen për personat LGBT në vendin e punës./A.A.