E hoqën nga puna se ishte lezbike, i hedh në gjyq pas 60 vitesh
*Helen Grace James
Gjatë një të premteje mbrëma në 1955, një pilote e klasit të dytë me emrin Helen Grace James si dhe një tjetër punonjëse shkuan pas pune për të darkuar pranë qytetit. Meqenëse nuk gjetën dot vend ato u zhvendosën drejt një parku jashtë qytetit. Ato parkuan makinën, u ulën të qeta në park dhe nisën të ushqeheshin. Vetëm në atë moment disa drita të papritura u shfaqën mbrapa kurrizit të tyre. Ato ishin ndjekur nga forca policore.
“Na pyetën se çfarë ishim duke bërë” shprehet James për “The Washingotn Post’. Brenda disa ditësh ajo u arrestua dhe iu nënshtrua një procesi interrogimi me pyetje private dhe të sikletshme. Përfundimi: ajo u largua nga pozicioni i saj në Forcat Ajrore për një arsye të thjeshtë: ajo ishte lezbike. Karriera e saj u përmbys kur ajo nënshkroi dokumentin e largimit nga puna pasi autoritetet në fjalë e kishin shantazhuar se nëse nuk do të vepronte kështu, familja dhe të afërmit e saj do të merrnin vesh për orientimin e saj seksual.
Fatkeqësisht ky rast nuk ishte i izoluar por pjesë e një kapitulli të shëmtuar në historinë amerikane. Kjo periudhë ishte e mbushur me paranoja nga Lufta e Ftohtë dhe nisi një “persekutim” i gjerë ndaj punonjësve si James.
James ndoqi karrierën në terapinë fizike, e cila rezultoi e suksesshme. Ajo shprehet se eksperienca me Forcat Ajrore e la atë “të dërrmuar shpirtërisht” për një kohë shumë të gjatë. Vitin e kalaur ajo mbushi 90 vjeçe dhe ka ngritur një padi kundër Forcave Ajrore në SHBA. James shprehet se diskriminimi që ajo ka marrë 60 vite më parë e ka cënuar dinjitetin e saj ndaj ka vendosur të ngrejë zë për këtë gjë.
Duket se shanset për ta fituar gjyqin janë të mëdha pasi në vitin 2016 Hubert Edward Spiles paditi një rast të ngjashëm. Ky i fundit ishte përjashtuar nga Forcat Ajrore për shkak të orientimit të tij seksual si gej në vitin 1948./k.m/
Burimi: The Washington Post