E dini se çfarë do të thotë fjala ‘cis’?
Naith Payton eksploron se çfarë do të thotë fjala ‘cis’, dhe pse është e rëndësishme.
Cis do të thotë jo transgjinor. Nëse transgjinor do të thotë dikush, gjinia e të cilit është e ndryshme nga ajo që i është caktuar në lindje, atëherë cis do të thotë dikush, gjinia e të cilit është e njëjtë me atë që i është caktuar.
Nuk është e përsosur. Ashtu si të gjitha fjalët, ky është një përgjithësim. Njerëzit janë më të komplikuar se ç’mund të përshkruajë gjuha. Por kaq mund të bëjmë për momentin.
Është një përshkrim – jo një fyerje. Njerëzit shpesh kundërshtojnë përdorimin e saj sikur ta kenë parë të përdoret negativisht.
Kjo është e kuptueshme. Askujt nuk i pëlqen të mendojë se po fyet për diçka që nuk e kanë nën kontroll, ose kanë supozime të bëra në lidhje me karakterin e tyre apo besimet bazuar mbi të.
Por është e rëndësishme të mbani mend se kur njerëzit transgjinorë qortojnë mënyrën se si njerëzit cis sillen ndaj tyre, mënyra se si një shoqëri cis-centrike na trajton – ne nuk përfshijmë të gjithë njerëzit cis. Ne nuk duam të themi se të gjithë njerëzit cis janë të këqij apo e kanë gabim. Ne duam të themi se shumica e negativitet me të cilin ne përballemi vjen nga një shoqëri cis-centrike.
Nëse refuzon të marrësh pjesë në atë kulturë, nëse refuzon të angazhohesh në transfobi – atëherë nuk e kemi me ty. Gjithçka duam është që kur ne ngremë problemet transfobike, dhe çfarë na dëmton, ju të mendoheni nëse e keni bërë ndonjëherë atë gjë. Gjithçka kërkojmë është që ju të pranoni mundësinë që keni përfituar nga kultura cis-centrike, dhe të punoni drejt përmirësimit të saj.
Kjo mund të duket e vështirë. Shumë njerëz cis dëmtohen nga kultura jonë që e ka shumë të rëndësishme konformitetin gjinor. Ju mund të jeni lënduar nga supozimet transfobike, seksizmi dhe homofobia. Pothuajse të gjithë ne jemi lënduar. Pra, është në interesin e të gjithë ne që të punojmë për ti dhënë fund asaj.
Kur njerëzit transgjinorë thonë se diçka i lëndon, thjesht dëgjoni. Le të kemi një moment për të diskutuar, dhe të shpjegojmë, dhe të edukojmë. Pastaj le të punojmë së bashku.
Mos thuaj “Por në lidhje me…?” ose “Por unë nuk e bëj këtë!” thuaj “Si mund të ndihmoj?”.
Shumë njerëz nuk e pëlqejnë fjalën cis, sepse ata mendojnë se ju është imponuar pa pëlqimin e tyre. Kjo është shumë e kuptueshme. Por kjo është e vërtetë për shumë fjalë dhe etiketa. Njerëzit transgjinorë nuk kërkuan kurrë të quhen transgjinorë, por ja që ashtu na quajnë.
Nuk ka pse të fokusohemi mbi identitetit tuaj. Nuk keni pse ta deklaroni apo ta përdorni gjatë gjithë kohës. Por ndonjëherë është i rëndësisishëm. Nëse kemi nevojë të kuptojmë dallimet mes njerëzve transgjinorë dhe cis, kemi nevojë për fjalë për ta bërë këtë gjë.
Sepse alternativa tjetër është “njerëzit transgjinorë” dhe “njerëzit normalë”, dhe kjo është shumë fyese.
Nëse nuk jeni transgjinor, ose interseksual, dhe gjinia juaj është e njëjtë me atë që ju është caktuar në lindje, atëherë ju jeni cis. Dhe kjo është në rregull. Nëse mund ta kapërcejmë këtë pengesë, atëherë le të merremi me çfarë ka me të vërtetë rëndësi./A.A.