E detyrojnë të mbajë në shpinë një çantë me gurë për 18 orë, për ti “rregulluar” seksualitetin
Një adoleshente Mormone lezbike ka shkruar një libër se si u mbajt në robëri për tetë muaj dhe u torturua në mënyrë që të kthehej në heteroseksuale.
Alex Cooper, tani 21 vjeçare, doli hapur para prindërve të saj Mormonë në moshën 15 vjeçare, në vitin 2009.
Pasi fillimisht e nxorrën nga shtëpia, prindërit e saj vendosën që do të mundoheshin të “rregullonin” seksualitetin e saj.
Kur e dërguan në shtëpinë e miqve të tyre Mormonë, Tiana dhe Johnny Siale, Utah, adoleshentja u detyrua të mbante një çantë shpine plot me gurë për 18 orë në ditë.
Historia e saj është paraqitur në librin e saj të ri ‘Saving Alex’, i cili shpjegon se çifti me të cilin ajo u dërgua të jetonte nuk kishte asnjë përvojë profesionale këshillimi apo trajnimi.
Marifeti i gurëve me sa duket ishte një përpjekje për ta bërë atë “të ndiente barrën që ajo mbante duke zgjedhur të ishte gej.”
Natyrisht, Cooper ishte “e zemëruar”, dhe “e vendosur për të gjetur një rrugëzgjidhje”.
Çifti i tha asaj: “Familja nuk të do më. Perëndia nuk ka vend për njerëz si ju në planin e Tij.”
Pasi tentoi vetëvrasjen dhe duke u përpjekur vazhdimisht të largohej, çifti u përpoq ta rrihte atë, shkruan Cooper.
Sipas autores, vizitorë të ndryshëm e dinin në lidhje me abuzimin, por askush nuk u përpoq ta ndalte atë.
Adoleshentja u lejua më në fund të ndjekë në gjimnazin, ku u bashkua me aleancën gay-straight, dhe u prezantua me një avokat i cili e ndihmoi të marrë një vendim gjykate që e mbronte nga terapia e “konvertimit” të detyruar.
“Besoj se kjo është ajo që shumë prindër mendojnë, se po bëjnë gjënë më të mirë për fëmijën e tyre,” tha autorja për The Salt Lake Tribune.
“Unë nuk i fajësoj prindërit e mi,” tha ajo për KUTV. “Unë jam në gjendje ta ndaj jetën time me ta, dhe kjo është e mrekullueshme.”
21-vjeçarja tani nuk është më një Mormone praktikante, dhe nuk e ndoqi penalisht çiftin Siales për veprimet e tyre.
Kisha e Shenjtorëve të Ditës së Fundit nuk avokon më terapi “konvertimi”, por ama mëson se të jesh gej është një mëkat, dhe në nëntor ata ndaluan fëmijët e çifteve të të njëjtit seks të pagëzohen./A.A.