Dy të rinj arrestohen në Marok sepse xhiruan një video duke u puthur
Dy marokenë janë arrestuar pasi videoja e tyre duke u puthur shkaktoi zemërim në internet.
Reagimi i fortë ndaj videos – e cila shpejt u bë virale – bëri që autoritetet ti arrestojnë të rinjtë të premten (7 janar).
Videoja – e cila tregon dy silueta të paidentifikuara duke u puthur brenda një klase – është xhiruar në qytetin jugor të Inezgane.
Raportet lokale sugjerojnë se dy të rinjtë janë studentë universiteti.
Njeriu i cili dyshohet se ka filmuar klipin punon me kohë të pjesshme në shkollën ku u xhirua videoja, dhe po aty studion drejtësi. Miku i tij mendohet se studion turizëm.
Sipas websitit lokal të lajmeve Le360, të dy burrat mbeten në paraburgim, dhe vendimi pritet të jepet këtë javë.
Nëse dënohen, të rinjtë mund të përballen deri me tre vjet burgim dhe një gjobë prej 1.200 dirhemë ($ 121, € 111).
Ligji maroken penalizon atë që i referohet si akte të “devijimit seksual” midis anëtarëve të të njëjtit seks, një term që raportet e policisë dhe dokumentet e gjykatës përdorin për të referuar homoseksualitetin në përgjithësi.
Vitin e kaluar, aktivistët dënuan burgosjen e dy burrave të akuzuar për aktivitet seksual konsensual në Marok.
Në maj, tre burra në Marok të akuzuar për homoseksualitet u burgosën për tre vjet secili.
Ray Cole, një britanik gej, u burgos për pak kohë në vitin 2014 në bazë të ligjeve Marokene anti-gej.Cole dhe shoku i tij maroken më pas u liruan pas një fushate të gjerë./A.A.