Duke përkujtuar Harvey Milk, aktivistin për LGBT i vrarë 39 vite më parë
Sot përkujtohet aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ, Harvey Milk. Milk ka hyrë në histori kur ai u emërua pranë postit të mbikëqyrësit për San Franciskon në vitin 1977, duke u kthyer në një prej zyrtarëve të parë nga komuniteti LGBTQ të zgjedhur në vend.
Por këtë post fatkeqësisht Z. Milk nuk e mbajti për shumë kohë pasi në 27 Nëntor të 1978 ai u vra, së bashku me kryetarin e Bashkisë George Moscone.
Pavarësisht kohës së shkurtër në zyrë, kontributet e vyera të Harvey kanë influencuar punën e aktivistëve dhe shoqatave që lobojnë për të drejtat e personave LGBTQ në SHBA dhe përreth botës.
Trashëgimia që la pas Milk u evidentua muajin e kaluar, teksa qytetarët zgjodhën me votë popullore kandidatët transjginorë në një fitore historike. Për të parën herë në historinë amerikane, 8 kandidatë që janë shfaqur publikisht si persona transgjinorë u emëruan në poste publike në shtetet federative nga Gjeorgjia deri në Pensilvani.
Milk ishte vizionar dhe ëndërronte se një ditë të gjithë njerëzit, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor, do të trajtoheshin njëlloj.
‘‘Shpresa nuk mund të shuhet kurrë‘” ishte një ndër shprehjet më të famshme të tij./k.m/
Në videon e mëposhtme shihet një nga intervistat e Milk:
Burimi: LGBTweekly