Drejtoresha në Bashkinë e Fierit kërkon ndjesë për komentet homofobike
Njoftimi i një aktiviteti ndërgjegjësues për ditën kundër homofobisë dhe transfobisë, i publikuar nga portali Historia Ime, është shoqëruar me një koment negativ dhe diskriminues nga një punonjëse e administratës publike në Bashkinë e Fierit.
Drejtoresha e Arsimit, Rinisë dhe Komunitetit në Bashkinë Fier, e cila duhet të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi respektimin e të drejtave të njeriut, i etiketon personat e komunitetit LGBT si “deformime”.
Pas komentit ajo ka kërkuar ndjesë në hapësirën e mesazheve në redaksinë e Historia Ime.