Dolce&Gabbana më në fund kërkojnë falje për komentet e tyre ndaj adoptimit të gejve dhe IVF
Dyshja e stilistëve italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë lëshuar një kërkesë falje në revistën Vogue për deklaratat që kanë bërë në lidhje me adoptimin për çiftet gej dhe IVF (fertilizimi in vitro).
Në mars të këtij viti, Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce u ballafaquan me disa reagime shumë të forta kur Dolce u citua në revistën Panaroma duke deklaruar:
“Ne jemi kundër birësimit për gejtë. Unë i konsideroj fëmijët e kimisë femijë sintetikë. E vetmja familje është ajo tradicionale… Jo pasardhës kimikë dhe mitër me qira;. Jeta ka një rrjedhje të natyrshme, ka gjëra që nuk duhet të ndryshohen.”
Pas u bënë këto komente, njerëzit ishin shumë të zemëruar me stilistët. Kjo gjullurdi madje bëri që Elton John të bojkotojë linjën e veshjeve, duke thënë “Si guxoni ti referoheni fëmijët e mi të mrekullueshëm si ‘sintetikë?’”
Tani me sa duket stilistët që janë gej të deklaruar kanë pësuar një ndryshim mendjeje.
“Unë kam bërë disa kërkime thellë në shpirt”, thotë Dolce në numrin e shtatorit të Vogue.
“Unë kam biseduar me Stefanon shumë për këtë çështje. Kam kuptuar se fjalët e mia ishin të papërshtatshme, dhe kërkoj falje.”
Dolce ka ndryshuar edhe mendimin e tij për IVF:
“Unë mendoj se të gjithë zgjedhin për veten e tyre. Unë nuk di gjithçka rreth IVF, por jam i lumtur kur njerëzit janë të lumtur. Është si ilaç. Shkenca është këtu për të ndihmuar njerëzit.”
Në artikull, Gabbana shpreh gjithashtu mbështetje për Dolce, duke shtuar se ai donte të adoptonte, por për shkak të kulturës italiane, ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë gjë.
“Kur ata pyesin nëse dua të jem prind, unë them po, sigurisht, pse jo? Por kjo nuk është e mundur në Itali,” thotë ai.” Unë kisha menduar të shkoja në Kaliforni dhe të adoptoja një fëmijë, por nuk mund ta sillja fëmijën në Itali, sepse është e nevojshme pasaporta e nënës. Kam pyetur në lidhje me adoptimin në Itali. Këtu është shumë e vështirë për një çift heteroseksual -. Imagjinoni për një çift gej!”
Çfarë mendoni për kërkesën për falje të Dolce & Gabbana?/A.A.