Dokumentari LGBT “Të bashkuar nga dashuria”- Kosovë
Pavarësisht viteve të fundit të rritjes së vizibilitetit te komunitetit LGBT, lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor ende mbeten shumë të larguar nga mediat, kur është fjala për të gjetur imazhe dhe përfaqësimin e tyre si çifte romantike dhe të dashuruar. Dokumentari, në bashkëpunim me organizatën QESH dhe USAID, është edukativ, ku tregon dashurinë e komunitetit LGBT dhe është frymëzues për komunitetin që të qëndrojnë të fortë, të bashkuar në dashuri. Fokusi i këtij dokumentari është “edhe ne jemi çifte që dimë të duam, dashuria është e njëjtë për të gjithë dhe seksualiteti nuk na përcakton”/A.A