Do të emërojë Trump diplomatin gej në një prej posteve më të rëndësishme të administratës së tij?
Sipas zërave nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump do të emërojë Richard Grenell, një diplomat i cili ka bërë coming-out. Grenell thuhet se do të mbaj postin e ambasadorit të Amerikës në NATO, një post ky goxha prestigjioz.
50 vjeçari Grenell ka shprehur suportin e tij për presidentin Trump shumë më herët se fitorja e këtij të fundit në zgjedhjet presidenciale. Ai ka gëzuar postin e zëdhënësit për 4 ambasadorë republikanë të administratës pranë UN prej periudhës nga 2001 deri në 2008.
Gjithashtu zoti Grenell ka kontribuar gjatë katër viteve të fundit edhe pranë televizionit amerikan Fox news./k.m/
Burimi: PinkNews