Djali gej i cili ka frikë për të ardhmen e tij merr përgjigje nga Hillary Clinton
Ndërsa shumë prej nesh po qetësohemi nga festimet e sezonit të krenarisë, disa janë ende duke luftuar me çështjet rreth seksualitetit. Brandon Stanton, fotograf dhe organizatori i një serie fotosh virale, Njerëz të New York- ut (Humans of New York), postoi një foto javën e kaluar të një djali të vogël duke qarë i kërrusur. Diçitura ishte një citim nga djali;
“Jam gej dhe jam i frikësuar se si do të jetë e ardhmja ime dhe se njerëzit nuk do të më duan.”
Fotoja shumë shpejt u bë virale, duke marrë mbështetje nga një komunitet i madh personash LGBT dhe aleatësh. Një aleat i tillë rastisi të jetë Hillary Clinton. Vetëm disa orë pasi fotoja u postua, ish zonja e parë dhe kandidatja aktuale për presidencën ka komentuar disa fjalë të mençura:
“Parashikime nga një e rritur: E ardhmja jote do të jetë e mahnitshme. Ti do të habitësh veten me gjërat që je i aftë të bësh dhe me gjërat e pabesueshme që do të bësh. Gjej njerëzit që të duan dhe besojnë tek ti – ata do të jenë të shumtë në numër. H”
Vetëm komenti i saj ka marrë mbi 76.000 pëlqime. Nëse ishte një gjest i sinqertë apo një veprim i zgjuar për fushatën e saj, komenti i Klintonit ishte një mesazh i mirëpritur edhe në Partinë Republikane e cila pati një reagim të ashpër ndaj vendimit të martesës brenda të njëjtit seks SCOTUS./A.A/