Dita Ndërgjegjësuese për personat interseks

Foto: ILGA-Europe
Data 26 tetor shënën Ditën Ndërgjegjësuese për personat Interseks. Qëllimi kryesor i një dite të tillë është rritja e ndërgjegjësimit rreth trajtimit mjekësor të fëmijëve interseks, si dhe heqja e stigmatizimit të personave interseks. Kjo ditë u themelua në 2004 nga advokuesit për çështjet interseks. Emi Koyama, themelues i organizatës “Intersex Initiative” (IPDX) dhe Betsy Driver, themelues i Bodies like Ours – një forum online i themeluar për tju ardhur në ndihmë individëve interseks për të ndarë eksperiencat e tyre.
Historiku
Kjo ditë është caktuar pikërisht në 26 tetor pasi është një homazh për demonstrat historike kundër konferencës vjetore të 1996 American Academy of Pediatrics, të zhvilluar në Boston. Kjo demonstratë e organizuar prej grupit advokues interseks “Intersex Society of North America” (ISNA) si dhe pjesëtar të organizatës për të drejtat trans The Transexual Menace, protestuan akademinë për shkak të vendimit të tyre për të vijuar me ndërhyrjet kirurgjikale mbi fëmijët me interseksualitet, nën pretekstin e kirurgjisë korrektuese.
Midis Ditës Ndërgjegjësuese për personat interseks (26 tetor) dhe Ditës Solidarizuese për Interseks (8 nëntor), aktivistët dhe advokuesit bëjnë thirrje të fokusohen mbi edukimin rreth të drejtave të njeriut sa i përket interseksualitetit.
Praktikat mjekësore mbi fëmijët interseks janë kontroverse dhe shihen nga shumë persona si abuzim sistematik i të drejtave të njeriut. Këto praktika ushtrohen prej pediatërve dhe doktorëve. Advokuesit interseks bëjnë thirrje për ti dhënë fund ndërhyrjeve mbi organet gjenitale të fëmijëve. Disa të tjerë i shohin këto praktika si gjymtim gjenital./k.m/
Burimi: ILGA-Europe