Deputeti paralajmëron grupin gej se do të përballet me një masakër si në Paris
Një politikan Lituanez ka paralajmëruar një grup gej se është ‘duke luajtur me zjarrin’ dhe se aktivitetet e tij mund të çojnë në një masakër të ngjashme me atë që ndodhi në Paris.
Algirdas Vaclovas Patackas, më parë pjesëtar i partisë politike Rruga e Kurajos, i tha kreut të grupit të të drejtave të gay-ve LGL, që të presin ‘trupa të vdekur’ nëse vazhdojnë të ‘provokojnë’.
Ai po i referohej vrasjeve tragjike në Francë në fillim të këtij muaji, ku 12 njerëz në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo u vranë nga ekstremistët.
Patackas e lëshoi këtë deklaratë pas sugjerimit me humor të LGL-së se tashmë kartëmonedha 10 litas e hequr nga qarkullimi, e cila përmban dy burra, do të përdoret si suvenire LGBTI.
Në një mesazh të publikuar nga alkas.lt, deputeti tha: “Për një sfidë-provokim të zi, të neveritshëm dhe tërësisht të papranueshëm, ju mund të përballeni me jo më pak se një përgjigje të zezë, të neveritshme dhe tërësisht të papranueshme.
“Sepse në Lituani, si në çdo vend që e quan veten të krishterë, jo të gjithë të kthejnë faqen e majtë; ka shumë, të cilët besojnë në parimin “sy për sy”, dmth, shkaku kryesor i asaj që ka ndodhur në Paris.”
LGL po e merr deklaratën si një kërcënim, duke kërkuar nga policia që të hetohet. Ata po i bëjnë thirrje Patackas për të dhënë ndonjë informacion, nëse ka ndonjë, në lidhje me ndonjë sulm të planifikuar kundër grupit.
“Pavarësisht nga fakti se ky mesazh më është drejtuar mua si kreu i organizatës, të gjithë anëtarët e stafit e kanë parë këtë mesazh me nervozizëm të madh,” tha Vladimir Simonko.
“Nëse këto deklarata janë të vërteta, ne e vendosim besimin tonë në autoritetet kombëtare. Nëse kjo është ndonjë lloj “shakaje”, unë besoj se deputeti Patackas e kupton shumë keq humorin, gjë që është tërësisht e papranueshme në dritën e ngjarjeve të fundit tragjike në Francë. ”
Marrë nga: gaystarnews.com