Demokratët amerikanë premtojnë se Akti i Barazisë do të jetë me prioritet të lartë pas zgjedhjeve
Disa demokratë të vjetër, duke përfshirë Hillary Clinton, kanë premtuar se do ta kenë përparësi kalimin e Aktit për barazi, nëse ata dalin mirë në zgjedhjet e javës së ardhshme.
Disa demokratë premtuan se ligji kundër diskriminimit LGBT do të ketë një “prioritet të lartë”, duke sugjeruar se mund të diskutohet në Kongres brenda 100 ditëve të para të presidencës Clinton.
Akti i Barazisë do të ndalojë diskriminimin kundër LGBT-ve në gjithë SH.B.A.-të duke shtuar mbrojtjen në ligjet ekzistuese të të drejtave civile për orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Ka qenë një përparësi e lartë për aktivistët LGBT që kur u prezantua për herë të parë në vitin 2015, por udhëheqësit republikanë kanë punuar vazhdimisht për të bllokuar kalimin e tij.
“Si presidente, unë do ta bëj prioritet luftën kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBT – duke përfshirë edhe punën me Kongresin për të kaluar Aktin për Barazi”, tha Clinton për Washington Blade këtë javë.
“Dhe nuk do të ndalemi aty. Ne gjithashtu do të merremi me ngacmimin, bullizmin dhe dhunën – si dhe rininë e pastrehë, e cila në mënyrë disproporcionale lëndon të rinjtë LGBT”
Një nga pengesat me të cilat ajo do të përballet, do të jetë ta çojë ligjin në Kongres, ku republikanët pritet të ruajnë kontrollin edhe nëse demokratët dalin mirë javën e ardhshme.
“Me një Kongres dhe Senat Demokratik, projektligji absolutisht do të jetë një prioritet i lartë në 100 ditët e para”, ka thënë një zëdhënëse për House Minority Leader, Nancy Pelosi për BuzzFeed.
“Votat për ta kaluar projektligjin janë atje, edhe në Kongresin e tanishëm, nëse kryetari Ryan do ta linte rrugën e lirë.”
Ndërkohë Senatori Chuck Schumer, i cili mund të bëhet udhëheqësi i shumicës në Senat nëse demokratët marrin vende të mjaftueshme javën e ardhshme, sugjeroi se mund të duhen dy vjet që të kalohet kjo masë.
“Demokratët do të luftojnë shumë për ta dërguar atë në tryezën e Presidentit në Kongresin e ardhshëm,” tha ai.
Sponsori i projektligjit, Rep. David Cicilline, u pajtua se demokratët do të veprojnë shpejt për të kaluar ligjin pas zgjedhjeve.
“Nëse demokratët marrin Shtëpinë e Bardhë dhe të fitojnë sërish Kongresin, Akti për Barazi duhet të kalohet brenda 100 ditëve të para të mandatit të Presidentes Clinton”, ka thënë një zëdhënës i Cicilline.
Akti i Barazisë ka parë mbështetje nga korporatat e mëdha, duke përfshirë Apple dhe Coca-Cola, dhe ka parë edhe mbështetje nga republikanët./A.A.