Dashuria fiton edhe në Lojërat Olimpike
Një lojtare e ekipit brazilian të regbisë për gra është bërë atletja e parë që ka marrë një propozim martese në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro-s.
Pasi mbaroi ceremonia e dekorimit të fituesve olimpikë të hënën, Marjorie Enya, e dashura e Isadora Cerullo, dhe menaxhere në stadiumin Deodoro, i kërkoi të martohej me të.
Enya mbajti një fjalim emocional para se çifti të përqafohej me duartrokitje, raporton BBC.
“Sapo mora vesh se ajo ishte në skuadër, mendova se duhet ta shndërroja këtë në diçka të veçantë,” tha ajo. “Unë e di se njerëzit që e pëlqejnë regbi-në janë të mrekullueshëm dhe se do ta pranonin këtë gjë.”
Çifti ka qenë së bashku për dy vjet.
“Ajo është dashuria e jetës sime”, tha Enya për BBC. “Lojërat Olimpike mund të duken si mbyllje, por për mua është të fillosh një jetë të re me dikë.
“Unë doja tu tregoja njerëzve se dashuria fiton.”
Cerullo u rrit në Karolinën e Veriut dhe mban shtetësi të Brazilit dhe të Shteteve të Bashkuara.
Edhe pse ajo nuk kishte jetuar në Brazil më parë, ajo u zhvendos me Enya-n në São Paulo që të përqëndrohej në stërvitjen e regbi për tu futur në skuadrën e femrave.
Sipas Outsports, ka të paktën 45 atletë publikisht të deklaruar lezbike, gej, biseksual, transgjinorë dhe interseksualë në lojrat Rio, si dhe tre trajnerë.
Disa nga atletët gej gjithashtu marrin pjesë në paraolimpiadë./A.A.