Dakota e Jugut, shteti i parë në Amerikë që miraton legjislacion anti-LGBT
Dakota e Jugut, është bërë shteti i parë në Amerikë që ka nënshkruar projektligjin që e shndërron në legale diskriminimin ndaj personave LGBT. Guvernatori Dennis Daugaard nënshkroi këtë projektligj që i lejon agjencitë e ndryshme dhe sektorin e shërbimeve shëndetësore të refuzojnë dhënien e shërbimeve ndaj personave LGBT bazuar në bindjet fetare apo morale.
Kjo do të thotë se të rinjtë LGBT janë në rrezik, po ashtu edhe çiftet e ardhshme që do të duan të adoptojnë fëmijë.
Por personat LGBT nuk janë të vetmit që do të preken nga ky projektligj, edhe çiftet ndër fetare, prindërit e vetëm apo ata ku njeri prej partnerëve ka qenë i divorcuar më parë, janë në shënjestër të ligjit.
Sara Warebelow, drejtoreshë për fushatën e Të Drejtave të Njeriut, thotë se “ky ligj jo vetëm që vendos në rrezik jetët e mijëra fëmijëve në nevojë që mund të jetojnë pranë një familjeje dhe të sigurt, por edhe potencialin e një realitetit të ri të errët në luftën për të drejtat e LGBT.”
Ky është projekt-ligji i parë anti-LGBT që nënshkruhet për këtë vit, por aktivistët e shprehen të frikësuar për shumë projektligje të tjera të ngjashme. /k.m/
Burimi: PinkNews