Coming out
Ka ditë që po mendoj të bëj coming out, pra të shpall hapur që jam lezbike. Dhe po e mendoja seriozisht, aq seriozisht sa po imagjinoja edhe reagimet e familjarëve, miqve. Ashtu ndenjur në dhomën time, shoh veten tek i afrohem mamit e cila është duke ndjekur një telenovelë turke.
Unë: “Ma, ëë…, unë, doja të flisnim për diçka.”
Mami: “Po zemër, më vonë, ja për pak mbaron Nihani.
Pas disa tentativash për ta bërë mamanë që të më kushtojë vëmendje unë plas bombën:
“Jam lezbike!”
Mami: “Çfarëëëëëë???”
Mami çapëlen sytë, Nihani po ashtu, unë fik imagjinatën dhe marr frymë.
Uhh, ishte veç një mendim i imi se si do reagonte mamaja.
Rindez imagjinatën dhe çuditërisht nuk e shoh mamin aty ku e lashë. Tashmë është ngritur dhe vjen vërdallë si centrifugë. Bashkëbisedon me Nihanin, qan, mallkon, po se ka aspak me mua. I çirret Nihanit medemek se e ka ajo fajin që vajza e saj “ka dalë duarsh”.
“Prej teje moj grua e ligë, m’u katandis vajza në këtë pikë. E dëgjove se çfarë më tha, jam lezbike tha. Pu pu pu, e zeza, vajzaaa! Fajin e kam vetë, që në vend që të merresha me time bijë rrija e të shihja ty.
A thua se unë isha bërë lezbike ngaqë ime më shihte telenovela e s’kish kohë të merrej me mua.
Eja o ma të flasim e të të shpjegoj gjithçka. /Lorela