Colin Farrell do të jetë dëshmitar në dasmën e vëllait të tij gej
Aktori irlandez ka premtuar se do të jetë dëshmitar në dasmën e të vëllait, tani që martesat brenda të njëjtit seks janë zyrtarisht të ligjshme në vend.
Me mijëra dolën në rrugë për të festuar, kur referendumi për martesat brenda të njëjtit seks u miratua muajin e kaluar – duke përfshirë Eamon Farrell, vëllai i yllit të True Detective dhe avokatit të të drejtave LGBT Colin.
Edhe pse Eamon është i martuar tashmë me partnerin e tij Steve Mannion – çifti lidhi martesë në Vankuver në vitin 2009 – çifti foli pas referendumit për planet e tyre për të zhvilluar një ceremoni dasme irlandeze tani që legjislacioni do të ndryshojë.
Para se ligji për martesat të kalonte, Colin lëshoi një video të përzemërt duke u bërë thirrje njerëzve për të mbështetur projektligjin, duke thënë: “Fakti se vëllai im duhej të largohej nga Irlanda që ëndrra e tij për t’u martuar të bëhej e vërtetë është çmenduri. Çmenduri! ”
Megjithatë, edhe pse martesa brenda të njëjtit seks është teknikisht e ligjshme në vend, Eamon dhe Steve mund të duhet të presin deri në vitin 2016 për t’u martuar, pasi ndryshimet në ligjin për të lejuar ceremonitë duhet ende të plotësohen.
Për shkak të tre mujorit të njoftimit të detyrueshëm irlandez për dasmat, ceremonitë do të jenë të mundura për vitin e ri nëse ligji ndryshon deri në fund të verës. Megjithatë më shumë pengesa legjislative mund të shfaqen duke i vonuar dasmat ndoshta deri në vitin 2016.
Ministri i Drejtësisë Frances Fitzgerald ka thënë: “Unë jam shumë i vetëdijshëm se shumë çifte do të duan të martohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë po punoj që kjo të ndodhë. ”
Ndërkohë, një burim i qeverisë mbështeti pengesat duke thënë: “I kemi duart e lidhura. Ne jemi në mëshirën e gjykatave.”
Me martesat e të njëjtit seks tani të legalizuara në Angli, Irlandë, Skoci dhe Uells, po bëhet presion mbi Irlandën e Veriut për të riadresuar legjislacionin e tyre lidhur me këtë çështje.
Megjithatë, Partia Demokratike Sindikaliste vazhdon të bllokojë çdo reformë, edhe pse mbështetja nga populli i Irlandës Veriore është jashtëzakonisht pozitiv, me mbështetjen e 82% të njerëzve të moshës 16-34 vjeçare dhe mbështetjes së 75% të njerëzve të moshës 35-54 vjeçare për barazinë e martesës.
Patrick Corrigan, drejtori i Amnesty International NI – ka thënë: “Njerëzit kanë folur dhe është e qartë se ata nuk duan që Irlanda Veriore të lihet prapa në barazinë e martesës.”
“Është koha që Irlanda Veriore ti thotë një ’po’ të fortë barazisë”./A.A.