Çifti i veçantë i Kopshtit Zoologjik
Qyteti i Denverit në SHBA po feston Muajin e Krenarisë me një çift tepër të veçantë.
Freddie dhe Lance janë çifti gej i flamingove, të cilët kanë kthyer Kopshtin Zoologjik në një nga atraksionet më të vizituara të Denverit.
Të emërtuar në nder të dy ikonave gej të muzikës botërore, Freddie Mercury dhe Lance Bass, çifti i ri i Kopshtit Zoologjik u kthyen brenda pak ditësh në ikonë të festimeve për diversitetin në SHBA.
Dy zogjtë meshkuj, vinë nga origjina të ndryshme. Lance është një flamingo kilian ndërsa Freddy amerikan.
Edhe pse nuk mund të shtohen, çiftet gej të zogjve kudo në kopshte zoologjik mund të përkujdesen për ruajtjen e vezëve dhe rritjen e zogjve të vegjël. Janë të shumta familjet gej të zogjve në shumë kopshte zoologjikë dhe shërbejnë si një nga simbolet më të bukura të natyrës për diversitetin dhe dashurinë që nuk njeh gjini.