Çfarë po ndodh me të drejtat LGBT në Afrikën e Jugut?
Foto:Twitter
Një valë e madhe dhune kundër komunitetit LGBT po dokumentohet në Afrikën e Jugut, duke përfshirë këtu përdhunime të njëpasnjëshme, si dhe vrasjen e një çifti lezbikesh të cilat u përdhunuan, u torturuan dhe u vranë, duke shkaktuar zemëratë në opinion publik në vend.
Një rast tjetër i frikshëm ishte dhe video-ja e cila mori shumë shikueshmëri, ku tregohej një çift i cili abuzohej dhe turpërohej nga policia. Raportime të frikshme vijnë dhe nga një Kishë në Afrikën e Jugut mbi të cilën rëndojnë akuzat se janë dhunuar fizikisht djem gej si dhe janë detyruar të paguajnë “dëme” për shkak të seksualitetit të tyre.
Edhe pse Afrika e Jugut ka qenë një prej vendeve të para në botë që ka prezantuar të drejtat LGBT në kushtetutë, vendi vijon të ketë një raport të cunguar kundrejt komunitetit LGBT. Në maj 1996 Afrika e Jugut u kthye në jurisdiksionin e parë në botë që ofron mbrotjen ligjore të personave LGBT nga çdo formë e diskriminimit me bazë racën, identitetin gjinor, orientimin seksual si dhe motive të tjera.
Edhe pse vendi legalizoi martesat brenda gjinisë së njëjtë në 2006, një skemë agresive e diskirminimit prevalon akoma në vend – dhe prek disa prej pjesëtarëve të komunitetit më shumë se të tjerët. Përshembull lesbiket në zonat rurale të Afrikës së Jugut përballen me diskriminim të lartë.
Krimet e urrejtjes kanë pësuar rritje vitet e fundit, ndër të cilat gratë lesbike me ngjyrë që vijnë nga fshatra ose qyteza kthehen në viktima të përdhunimeve “korrigjuese” (quhen korrigjuese pasi sipas agresorit ka për qëllim të korrigjojë seksualitetin e këtyre grave).
Për shkak të legjislacionit protektiv ndaj komunitetit LGBT, shumë pjesëtarë të këtij komuniteti nga shtetet afrikane, që përballen me dhunë të paprecedent vijnë në Afrikën e Jugut si refugjatë. Por ku arrijnë këtu ata përballen me një realitet ndryshe nga çfarë kishin shpresuar./k.m/
Burimi: Pink News