Burrat me trekendesh roze
Heinz Heger është pseudonimi i Josef Kohout austriak, ish i burgosur në kampet e përqëndrimit nazist për shkak se ishte anëtar i komunitetit LGBT. I lindur në Vienë në një familje katolike, babai i tij punonte në shtet, e ëma grua shumë e dhembshur dhe e dashur me të birin. Kur Hegeri i rrëfeu se ishte gej ajo i tha: “I dashur bir, nëse mendon të gjesh dashurinë tek një burrë tjetër, nuk ke asnjë arsye që të dëshpërohesh. Kujtohu që je im bir dhe sa herë që të kesh probleme do të vish tek unë bashkë me problemet e tua”.
Hegeri u arrestua duke u quajtur “i degjenuar”. I ati humbi punën pas arrestimit të tij dhe përfundoi duke vrarë veten. Pasi mbaroi dënimin në vend që të lirohej Hegeri u dërgua në një nga kampet e përqëndrimit bashkë 180 gej të tjerë. Hegeri i mbijetoi punëve të rënda të kampit duke u bërë i dashuri i një kapoje. Pasi doli nga kampi i përqëndrimit Hegeri u vendos në qytetin e lindjes ku dhe vdiq në mars të 1994. Mes sendeve të tij personale u gjet trekëndëshi rozë që mbante kur ishte brenda kampit me numrin 1896.
Në vitin 1972 doli libri “Burrat me trekëndësh rozë”, i pari dokument që fliste për situatën e gejve në kampet e përqëndrimit. Ishte hera e parë që një ish viktimë e regjimit nazist thyente heshtjen duke shkruar për burgosjen, keqtrajtimin, vrasjen e gejve gjatë regjimit nazist.
Në një nga dëshmitë e tij, Hegeri rrëfen:
“Një gej që hynte në spital ishte e pamundur të dilte prej aty. Të burgosurit me trekëndësh rozë shërbenin si kavie eksperimentesh që në shumicën e rasteve përfundonin me vdekje”.
Libri i Hegerit ka shumë rëndësi jo vetëm si i pari dokument (edhe pse me pjesë të copëtuara) që flet për situatën e gejve në kampet e përqëndrimit por dhe si burim i drejtëpërdrejtë ku autori ato që rrëfen i ka përjetuar dhe parë nga afër. /Anais