Bullgari/ Vandalët homofobikë shkatërrojnë posterin për LGBT+
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/12/LGBT-BG-640.jpg)
Dëmtimi i një posteri, pjesë e një fushate për advokimin e të drejtave LGBTI+ në Varna, qytet në Bullgari, ka shkaktuar zemëratë midis aktivistëve dhe pjesëtarëve të shumtë LGBT+ në Bullgari.
Vandalët e dëmtuan këtë poster ditën e mërkurë. Posteri kishte në fokus një foto të dy djemve të cilët përqafohen përballë parlamentit bullgar dhe bashkangjitur diçitura “Asnjë për tu frikësuar. Është thjesht dashuri”. Pas spërkatjes me sprajt, më pas posteri është grisur.
Posteri ishte pjesë e fushatës “Different people, equal rights” , si pjesë e fondacionit GLAS (Gays and Lesbians Accepted in Society in Bulgaria Foundation), të bashkëfinancuar prej granteve të Komisionit Evropian. Fushata përfshin dhe punëtori me politikanë, dëgjesa të hapura si dhe fushata online përgjatë vitit. Ky posteri ishte një prej projekteve të fundit të fushatës. Ky poster supozohej të qëndronte në këtë vend nga 3 dhjetori deri në 27 janar, shprehet fondacioni GLAS për BIRN.
Mirëpo posterat nuk u mirëpriten prej grupeve konservatore në Facebook, ku mund të shihet se shumë individë kanë propozuar që ti shkruhej bashkisë së Varnës për ti hequr këto postera. “Ne nuk duam postera për gjininë dhe homoseksualitetin” shprehet një prej anëtarëve të grupit në Facebook “Varna against Isntabul Convention and the Gender Propaganda”.
Një panik “morali” ka shpërthyer vitin e kaluar në Bullgari sa i përket Konventës së Stambollit. Ajo cilësohet si “ideologjia gjinore” dhe është përforcuar pas reagimit kundërshtues së politikanëve të shumtë në Bullgari ndaj Konventës së Stambollit./k.m/
Burimi: BIRN