Bulizmi i studentëve LGBT çon në braktisjen e shkollës
Dëshmia e qartë se shumë studentë LGBT (lezbike, gej, biseksualë dhe transeksualë) braktisin shkollën për shkak të dhunës psikologjike, do të thotë se kjo çështje duhet të jetë një shqetësim i madh për universitetet.
Kjo ishte ndër pikat e ngritura në një seri prezantimesh nga Shoqëria për Kërkime në Arsimin e Lartë javën e kaluar mbi sfidat dukshme dhe të fshehura me të cilat ballafaqohen nxënësit LGBT në Britaninë e Madhe.
Të gjitha prezantimet ishin të lidhura me një projekt kërkimor, “Nga Java e të rinjve tek finalet: duke përdorur perspektiva të studentëve LGBT të arsimit të lartë për të informuar për kërkimet dhe praktikën”, që po realizohet nga Universiteti Sheffield Hallam me mbështetje nga Organizata Ndërkombëtare Lezbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë, Rinia Queer dhe Studentë (IGLYO), Bashkimi Kombëtar i Studentëve (National Union of Students), SRHE dhe të tjerë.
Eleanor Formby, një bashkëpunëtore e lartë shkencore në Sheffield Hallam, prezantoi rezultatet nga një sondazh ndër-europian që ajo ka kryer për IGLYO. Ndërkohë që duket të jetë e vërtetë se “studentët LGBT në përgjithësi … kishin një mendim pozitiv për arsimin e lartë”, 6 për qind “kishin” braktisur ” universitetin si rezultat i përvojave të tyre” dhe 19 për qind mendonin se “aftësia e tyre për t’u punësuar janë të ndikuara nga përvojat e mëparshme të dhunës psikologjike apo diskriminimit”.
Por edhe ngacmimi (bulizmi) mund të ketë një ndikim pozitiv, kur një i/e anketuar që raporton një incident që më pas e çon atë “të hakmerret me një qëndrim, ‘Ja tregoj unë atyre’, duke e bërë të ketë synime më të larta për veten”.
Megjithatë ishte e qartë, se “përvojat LGBT mund të ndikojnë drejtpërdrejt mbi ruajtjen e shifrave”. Vetëm kjo, nga pikëpamja e zonjës Formby, e bëri çështjen “arsye për shqetësim universitar, përveç argumenteve të dukshme të mirëqenies dhe të të drejtave bazë”.
Michael Keenan, lektor sociologjie në Universitetin Nottingham Trent, raportoi gjithashtu rezultatet e një pyetësori online dhe të disa fokus grupeve që ai kishte përdorur për të shqyrtuar mënyrat se si universitetet mund të shihen edhe si “një vend diversiteti” dhe “një vend ngacmimi(bulizmi), diskriminimi dhe anashkalimi – duke u fokusuar në kulturat maço dhe heteroseksiste”.
Ndërsa pothuajse 89 për qind e të anketuarve të tij i përshkruanin shokët e tyre student, zakonisht si “pranues”, kjo fsheh raste shqetësuese të studentëve LGBT që trajtohen si “ekzotik”, “erotik” ose “ndryshe”.
Marrë nga: www.timeshighereducation.co.uk