Bryan Adams anulon koncertin e tij në Mississippi për shkak të ligjit anti-LGBT
Ylli i muzikës pop, Bryan Adams, anuloi një koncert në Mississippi sepse projekt-ligji i ri anti-LGBT u votua në ligj javën e kaluar.
Për koncertin e tij që do të zhvillohej këtë të enjte(14 prill), këngëtari kanadez tha se ai “nuk mund të performojë me ndërgjegje të pastër”, pasi projekt-ligji 1523, i njohur gjithashtu si Mbrojtja e Lirisë së Ndërgjegjes nga Dekreti Diskriminues i Qeverisë u kthye në ligj nga Guvernatori Phil Bryant në 5 Prill.
Në një deklaratë në Facebook, Bryan Adams ka thënë: “Mississippi ka kaluar ligjin anti-LGBT “Liria fetare “1523. Më duket e pakonceptueshme që qytetarët LGBT po diskriminohen në shtetin e Mississippit.
“Unë nuk mund të performoj me ndërgjegje të pastër në një shtet ku disa njerëzve po u mohoen të drejtat e tyre civile për shkak të orientimit të tyre seksual.
“Prandaj, unë po e anuloj koncertin tim të 14 prillit në Coliseumin bregdetar në Mississippi. Duke përdorur zërin tim unë solidarizohem me të gjithë miqtë e mi LGBT për shfuqizimin e këtij projekt-ligji tejet diskriminues. Shpresojmë që Mississippi ta korigjojë veten dhe unë mund të kthehem dhe të performoj për të gjithë fansat e mi. Mezi po e pres atë ditë.”
Vendimi i 56-vjeçarit vjen vetëm disa ditë pasi Bruce Springsteen anuloi shfaqjen e tij në Karolinën e Veriut për shkak të HB2, ligji që ndalon njerëzit transgjinorë nga përdorimi i banjove të zgjedhjes së tyre.
Përfaqësuesi i Karolinës së Veriut Mark Walker akuzoi Springsteen për “taktika të fortësh”.
Ai tha: “Është zhgënjyese që ai [Springsteen] të mos respektojë angazhimet e tij.”
“Bruce dihet që është i majtë radikal dhe ka çdo të drejtë të jetë kështu, por unë e konsideroj këtë një taktikë të fortësh,” tha ai në një intervistë./A.A.