Bruce Jenner: “Unë jam grua”
Bruce Jenner – fituesi i medaljes së artë olimpike i kthyer në yll i reality show Keeping Up With the Kardashians – ka bërë të ditur më në fund atë që është spekuluar për më shumë se një vit. Me lot në sy, Jenner i tha Diane Sawyer të ABC News: “Truri im është më shumë femër se mashkull.”
Sawyer e pyeti: “A jeni grua?”
Jenner u përgjigj thjesht: “Po. Nga të gjitha aspektet unë jam një grua. ”
Pasi bëri njoftimin fillestar, Jenner u duk disi më i relaksuar. Sa për arsyen pse po ndodhte pikërisht tani, pasi i kishte mbushur 65 vjeç, tha: “Bruce jeton në një gënjeshtër. AJO nuk është një gënjeshtër. Nuk mund ta bëj më këtë. ”
Sawyer e lejoi Jenner të marrë drejtimin e pyetjeve rreth çfarë ndryshimesh trupore do ti nënshtrohet dhe Jenner e bëri të qartë se të qënit transgjinor nuk ka të bëjë me orientimin e tij seksual. (Jenner nuk ka shprehur preferencë për përemrat femërorë, kështu që kjo histori përdor përemrat mashkullorë.) “Unë nuk jam gej. Unë jam, për aq sa di, heteroseksual. … Unë nuk kam qenë kurrë me një burë, “tha Jenner. Më vonë në intervistë, Jenner tha se është “aseksual … tani për tani.”
Jenner e hodhi poshtë idenë se ky njoftim publik kishte të bënte me Kardashianët, familja e gjetur e tij, e cila dihet që kërkon publicitet. “Ajo që më duhet, është të bëj disa të mira për të ndryshuar botën. Unë besoj me të vërtetë në këtë gjë. “Më vonë në intervistë, Jenner tha ” ndoshta ky është qëllimi im në jetë” duke përmendur ” normat e larta të vetëvrasjeve, dhe vrasjeve “mes njerëzve transgjinorë.
Jenner ja hapi zemrën si Chrystie Crownover dhe Linda Thompson, gruas së tij të parë dhe të dytë, në lidhje me këto ndjenja. Thompson, me të cilën Jenner ka dy djem, sugjeroi terapi, për të cilën ajo tregoi për The Huffington Post. “Gjinia ime ishte një pjesë e madhe e ndarjes”, tha Jenner.
Pas divorcit me Thompson, Jenner përdori hormone për pesë vjet në vitet 1980, por vendosi të mos ndryshojë për shkak të fëmijëve të tij, imazhit publik, dhe besimeve fetare. “Ti nuk ke guxim,” kishte menduar Jenner në atë kohë.
Intervista gjithashtu nxjerr në pah edhe jetën e Jenner me Kardashianët. Kris Jenner, tha Bruce Jenner, gjithmonë e ka ditur se çfarë po ndodhte, pjesërisht sepse Bruce kishte gjoks. “Në qoftë se ajo do të kishte qenë me të vërtetë e mirë dhe e mirëkuptueshme, ne ndoshta do të ishim ende bashkë,” tha Jenner për martesën e tij me Kris dhe reagimin e saj për faktin që ai ishte trans.
Kur filloi Keeping UpWith the Kardashians në vitin 2007, fama e Jenner, e cila ishte venitur, shpërtheu edhe një herë. Ishte një mënyrë ironike i të qënit i famshëm, tha Jenner: “E vetmja histori e vërtetë në familje, ishte ajo që unë po e fshihja dhe askush nuk e dinte. E vetmja gjë që mund të ndryshonte jetët e njerëzve ishte pikërisht këtu në shpirtin tim. Dhe unë nuk mund ta tregoja këtë histori. ”
Bashkë me famën erdhën dhe spekulimet mizore publike, kur Jenner filloi të marrë sërish hormone një vit e gjysmë më parë. Kur doli lajmi se ai donte të sheshonte mollën e tij të Adamit, Jenner tha se e kishte konsideruar vetëvrasjen. Mendova,” Jo, unë nuk mund të bëj diçka të tillë. Dua të di se si përfundon kjo histori, ” kujton ai.
Katër fëmijët më të mëdhenj biologjik të Jenner morën pjesë në intervistë. Brandon Jenner i tha Sawyer se “kur e shoh babanë tim si grua, mund të jetë pak tronditëse në fillim”, por ai e pranon dhe e kupton tërësisht. “Ka patur një peng gjatë gjithë jetës së tij – ta jetonte jetën ashtu siç ai do.” “Unë jam thjesht i nderuar dhe më krenar se kurrë që jam pjesë e familjes,” shton ai, duke parë babanë e tij.
Kur u pyet se si shpreson që njerëzit ti përgjigjen daljes së tij hapur si transgjinor, Jenner tha se shpreson se njerëzit do të jenë ” mendjehapur.” “Unë nuk jam person i keq. Unë thjesht po bëj atë që duhet të bëj, “tha Jenner.
Në fund të intervistës, Sawyer e pyeti nëse mendon se ai po i thotë lamtumirë diçkaje.
“Unë po i them lamtumirë perceptimit që kanë njerëzit për mua. Unë nuk po i them lamtumirë vetes,” u përgjigj Jenner. “Sepse unë kam qenë gjithmonë unë.”
Marrë nga: www.buzzfeed.com