Bruce Jenner del në publik si Caitlyn Jenner në kopertinën e Vanity Fair
Njihuni me Caitlyn Jenner.
Ylli i Keeping Up With the Kardashians, e cila vetëm muajin e kaluar konfirmoi se është në tranzicion për t’u kthyer në femër, ka dalë në kopertinën e Vanity Fair, dhe fotot i ka bërë Annie Leibovitz.
Jenner është e profilizuar edhe në revistë, me intervistën e saj të parë të shkruar dhe setin e fotove që kur doli publikisht.
Kur foli në Janar me vajzat e saj Kendall dhe Kylie Jenner, si dhe me thjeshtrat e saj Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian, në lidhje me ndryshimet që ajo kishte bërë tashmë dhe ende po planifikonte të bënte, Caitlyn në atë kohë tha se nuk kishte planifikuar ndonjë datë për t’ju nënshtruar operacionit për të ndryshuar gjini.
Kim Kardashian tha për Access Hollywood në fillim të këtij muaji se e kishte “takuar kohët e fundit”, dhe se ishte një përvojë e “mrekullueshme”. “Ajo dukej shumë e bukur.”
“Ajo ishte veshur këndshëm: me një grim të bukur, flokë të bukur,” tha Kim, duke e quajtur Caitlyn “shumë, shumë e bukur.” Duke e parë Caitlyn si grua “vjen me të vërtetë natyrshëm,” shtoi ajo.
Shikuesit panë live kur Caitlyn ja dha lajmin fëmijëve të saj individualisht në një emision me dy-pjesë të Keeping Up With the Kardashians që u transmetua në maj.
“Të gjithë në familje kanë emocione të ndryshme,” tha Kim. “Ne të gjithë e pranojmë dhe të gjithë e mbështesim atë, por është ok që të kemi emocione të ndryshme. Ka një ndjenjë vdekje që njerëzit përreth e ndiejnë, dhe ai e kupton, por ai nuk do shkojë askund. Ndonjëherë Kendall dhe Kylie bëhen emocionale në lidhje me këtë dhe ndjehen sikur babai i tyre është larguar, por ato e kuptojnë se kanë fituar dikë tjetër që është i njëjti person, edhe pse pak më ndryshe. ”
Sipas Kim, “Është vetëm një kapitull i ri.”/uk.eonline.com