Bozho Vreço- Identitetet gjinore queer në skenë dhe në jetën private
Një nga zërat më mbresëlënës, i cili tashmë për shumë vite është pjesë e skenës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjërë nëpër Evropë është Bozho Vreço. Që nga fillimi i karrierës së vetë muzikore, ky personalitet me zë kristalisht të qartë, vendos të shprehet për atë çfarë di për veten e tij, se nuk ka identitet gjinor, ose se identiteti i tij është dual.
Në njërën nga intervistat me Bozhon, në pyetjen “Flisni sikur të jeni edhe burrë edhe grua, sevdat (sevdalinka, lloj këngësh popullore boshnjake) e tua tingllojnë edhe si këngë mashkullore edhe si këngë femrore. Si është që të jesh ndryshe në një shoqëri konservative si kjo?”
Bozho thotë:
“Është më mirë kur nuk mendon për këtë. Ju jeni ajo që jeni dhe nuk mendoni për të. Në fakt nuk ekziston definicion. Sepse çdo gjë që është aktrim dhe konvertim, njerëzit do ju pështyjnë dhe do hedhin domate mbi ju. Mirëpo nëse në të vërtet jeni edhe njëra edhe tjetra, atëherë njerëzit do ta pranojnë pavarësisht nëse dilni me një fustan mbrëmjeje ose me një smoking. Askush nuk mund të mbetet imun ndaj kësaj.”
Me këtë luftë personale për sukses, ashtu siç është, kontribuoi që në Bosnjë dhe Hercegovinë të zvogëlohen shprehjet e urrejtjes kundrejt llojeve të ndryshme të shprehjes së identitetit. Veçanërisht sepse këngët e tij janë Sevdat tradicionale Boshnjake. Nëse doni të shikoni se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videot në vazhdim. Kënaquni me tonet e buta, të qëndisura me fije të maskulinitetit dhe feminitetit të bashkuara në një trup./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=5q2iqyuIui4