Beteja e prindit për të hequr gjininë nga certifikata e lindjes së fëmijës
Një fëmijë 8-muajsh në Kanada mund të jetë i pari në botë që nuk e ka të përcaktuar gjininë në kartën e shëndetit. Prindi Kory Doty, që nuk identifikohet në gjinitë mashkull dhe femër dhe përdor përemrin ata, do që ta mbajë gjininë e fëmijës jashtë kornizave zyrtare, raporton Daily Mail.
Doty thotë se po e rrit fëmijën në një mënyrë që fillimisht të ketë sensin e vetes dhe aftësinë për tu shprehur për të kuptuar se kush është. “Unë e njoh vetëm si bebe, dhe po përpiqem t’i gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që vijnë nga kategorizimi si vajzë apo si djalë”, tha Doty për CBC.
Por beteja e tyre nuk ka mbaruar.
Doty ka kërkuar të marrë një certifikatë lindjeje pa një përcaktim për gjininë nga zyra civile në British Columbia. Por zyra civile e ka refuzuar këtë kërkesë edhe pse në kartën e shëndetit të dërguar gjinia është shënuar me “U” që nënkupton “e paklasifikuar”.
Karta e shëndetit nga British Kolumbia me gjini të papërcaktuar:
Sipas avokatit të Doty, certifikatat e lindjes të lëshuara nga kjo provincë përfshijnë vetëm gjininë mashkull ose femër në këtë moment. Megjithatë, disa provinca si Otario po rishikojnë politikat e tyre për të përfshirë një klasifikim të tretë për gjininë.
Doty dhe dhe Tribunali i të Drejtave Njeriut në British Kolmbia kanë argumentuar se mos-vendojsa e gjinisë duhet të aplikohet në gjithë dokumentet zyrtare në Kanada. Sipas Doty, të ndihesh ndryshe nga gjinia që të është përcaktuar dhe të detyrohesh pastaj të ndryshosh dokumentet, është një proces i vështirë.
Doty dhe grupimi i të drejtave të njeriut, argumentojnë se mos përcaktimi i gjinisë në dokumentet zyrtare do ta lehtësonte këtë proces.
‘Kur unë linda, doktorët panë organin tim gjenial dhe supozuan se kush do të jem, dhe këto përcaktime më ndoqën gjatë gjithë jetës”, tha Doty.