Barak Obama përmend vendimin për barazinë martesore si një nga momentet e tij të preferuara të vitit 2015
Barack Obama tha se vendosja e barazisë martesore në të gjitha 50 shtetet ishte një nga momentet e “preferuara” të tijat vitin e kaluar.
Presidenti po fliste për People Magazine në lidhje me Vitin e Ri, kur foli për gjërat e tij të preferuara që kishin ndodhur në vitin 2015.
Ai zgjodhi pritjen që organizoi, pasi Gjykata Supreme vendosi se martesa brenda të njëjtit seks është një e drejtë kushtetuese, duke forcuar martesën në të gjitha 50 shtetet.
Duke listuar momentet e tij më të preferuara, ai tha: “Grumbullimi i njerëzve jashtë Shtëpisë së Bardhë pas vendimit të Gjykatës Supreme që mbështeti të drejtën e çifteve të të njëjtit seks të martohen.”
Ndër momente të tjera ishte shfaqja e tij në një dokumentar mbijetese të Bear Grylls./A.A.