Avokati konservator krahason flamurin LGBT+ me svastikën

Një parti politike në Kanada po përballet me presionin për të larguar nga partia një pjesëtar të sajin, i cili krahasoi flamurin LGBT të Paradës me simbolin e Svastikës. John Carpay drejton grupin advokues anti-LGBT me emrin Justice Centre për të drejtat kushtetuese.
Deklarata e Carpay shkaktoi zemëratë gjatë fillimit të nëntorit. Gjatë një konference të zhvilluar nga media “Rebel Media”, Carpay e përshkruan flamurin shumëngjyrësh si një simbol totalitarian të ngjashëm me svastikën ose simbolet komuniste.
Sipas medias “Canada CBC”, Carpay po harton draftin ligjor të një ligji që do të cënojë klubet edukative rreth komunitetit LGBT+ në shkolla, për të cilat Carpay pretendon se janë çedukuese dhe ideologjike për fëmijët. Gjatë një seance gjyqësore, Carpay argumentoi se një shkollë kristiane ka të drejtën e refuzimit të studentëve LGBT+.
Një aktiviste për të drejtat LGBT+ u shpreh për CBC se krahasimi i flamurit shumëngjyrësh LGBT me simbolin e nazizmit përbën një deklaratë kontroverse dhe të pështirë. Ndërkohë John pretendon se deklarata e tij në lidhje me flamurin është nxjerrë jashtë konteksti./k.m/
Burimi: PinkNews