Avokati i njohur për të drejtat LGBT vetëdigjet në shenjë proteste
Foto: Twitter
Një avokat i njohur për të drejtat LGBT si dhe ambjentalist i vuri flakën vetes në Nju-Jork në një protestën drastike kundër katastrofës klimaterike. David Buckel u gjet i vdekur nga këmbësorët në parkun e Brooklyn. Autoritetet u shprehën se 60 vjeçari u gjet i vdekur rreth orës 6.30 të mëngjesit, në atë çfarë mund të cilësohej si vetëvrasje.
Bëhet me dije se Buckel i vuri flakën vetes dhe la dhe një shënim për arsyen që e shtyu drejt këtij akti. “Shumica e njerëzve që jetojnë në planet thithin ajrin e papastër për shkak të djegies së karburanteve. Kjo reflekton se çfarë jemi duke i bërë vetes dhe planetit tonë” ndaj në shenjë proteste ai vendosi të flijohej.
Ai gëzonte reputacionin e një avokati shumë të zotë, sidomos në çështjen e Brandon Teena, i cili u përdhunua dhe u vra në Nebraska. Ai ishte avokati kryesor në këtë çështje gjyqësore. Gjithashtu ai drejtoi disa çështje gjyqësore sa i përket martesave brenda së njëjtës gjini në një numër shtetesh në SHBA.
Gjithashtu ai punoi si menaxher projekti në “Lambda Legal”, një organizatë kombëtare që lobon për të drejtat LGBT, ku ai propozonte strategji për raste të martesave brenda së njëjtës gjini në Nju-Jersey dhe Iowa./k.m/
Burimi: The Independent