Atletët gej në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 po bëjnë histori
Foto: Instagram/ Adam Rippon në të majtë dhe Eric Radford në të djathtë
Në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan këtë herë, atletë që vijnë nga komuniteti LGBT kanë dalë më hapur se kurrë për seksualitetin e tyre. Përpos kësaj ata dhe u nderuan me një sërë medaljesh.
I pari ishte Adam Rippon nga grupi i SHBA, i cili u kthye në atletin e parë që del hapur si gej nga SHBA-të që fiton një medalje në Lojërat Olimpike, duke marrë me vete në shtëpi medaljen e bronzit për performancën e tij në ski.
Më pas kanadezi Eric Radford u bë kampioni i parë i Lojërave Olimpike Dimërore që del hapur si gej dhe që fiton medaljen e arit me partneren Meagan Duhamel në performancën në çift në ski. Grupe të ndryshme advokuese për të drejtat e komunitetit LGBTQ shprehen se prezenca e atletëve në një aktivitet kaq prestiogjioz sikurse janë Lojërat Olimpike Dimërore, ndihmon në inkurajimin e personave nga komuniteti për të dalur hapur rreth orientimit të tyre seksual.
“Jam kaq krenar që kemi fituar këto medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi po i tregojmë botës se çfarë jemi të gatshëm për të bërë” shprehet Radford në një postim në llogarinë personale në Instagram së bashku me atletin tjetër Rippon.
Në Lojërat Olimpike Dimërore morën pjesë 14 atletë nga komuniteti LGBTQ për vitin 2018. Mos të harrojmë se në Lojërat Olimpike Dimërore të 2014 morën pjesë vetëm 7 atletë nga komuniteti LGBTQ. Ndërkohë në Lojërat Olimpike verore të 2016 pati një numër të lartë të atletëve LGBTQ, rreth 41 pjesëmarrës. Në listën e këtyre atletëve LGBTQ nuk përfshihen ata atletë që deri diku kanë folur publikisht për orientimin e tyre seksual në një pikë të jetës por që nuk kanë bërë zhurmë të madhe gjatë Lojërave Olimpike për këtë gjë. Ndaj ata nuk listohen tek grupi i atletëve nga komuniteti LGBTQ./k.m/
Burimi: CNN