Artistët dhe muzikantët LGBT+ që duhet të dëgjoni
Foto: Affinity
Shpeshherë adoleshenca kthehet në një periudhë të vështirë përmes ndryshimesh biologjike dhe psikologjike, por ajo bëhet akoma dhe më e vështirë kur adoleshentët ndrydhen për shkak të seksualitetit dhe identitetit gjinor. Lista e mëposhtme rendit disa prej artistëve dhe muzikantëve që janë pjesë të komunitetit LGBT dhe njëkohësisht përmes muzikës trajtojnë çështje rreth seksualitetit:
Car Seat Headrest
Ky projekt muzikor në fillim nisi si projekt solo i vokalistit Toledo, në fund të gjimnazit por tani është konsoliduar në një grup muzikor. Tematika e muzikës së Toledo përfshin historitë personale në luftën e brendshme për të kuptuar dhe pranuar seksualitetin e tij. Në këngën me titull “Twin Fantasy” ai flet për lidhjen e tij gej.
Josephine Baker
Një figurë e shquar në mesin e viteve 1920 dhe dikush që mbetet i rëndësishëm edhe në ditët e sotme, njihuni pra me Josephine e cila ishte gruaja me ngjyrë, biseksuale dhe aktiviste e shoqërisë civile që mori pjesë në Rezistencën Franceze. Muzika e saj i përket zhanrit xhaz të kombinuar me stilin pop.
Në tekstet e saj flitet për fluiditetin gjinor duke përshkruar gra të veshura me rroba për djem si dhe nga ana tjetër burra që vinin buzëkuq.
Lou Reed
Edhe pse problematik në shumë drejtime, Lou Reed konsiderohet një ikonë e lëvizjes LGBT+ . Në kohën kur jetoi biseksualizmi dhe të qenurit transgjinor konsiderohej si vulgaritet. Qarkullojnë thashetheme se Lou iu nënshtrua elektroshokut gjatë adoleshencës së tij si një mënyrë kurimi për tendencat homoseksuale që e motra kishte vënë re tek ai.
Këtë episod ai e ka trajtuar në këngën e vitit 1974 me titull “Kill your sons” duke lobuar kundër terapisë konvertuese.
Hayley Kiyoko
E njohur kryesisht për rolet e saj në aktrim, Kioko është shembulli më ekzemplar i personit që e mposht luftën e dyzimit seksual nëpërmjet të shkruarit të këngëve. Specifikisht në këngën “Girls like girls” Kioko flet për periudhën e ngjeshur emocionale që ajo ka kaluar derisa pranoi orientimin e saj seksual si lezbike./k.m/
Burimi: Affinity