Arrestohen në Egjipt nëntë djem gej / shkaku sipas autoriteteve: shthurja seksuale
Foto: Pink News
Nëntë gej janë arrestuar në Egjipt pasi akuzohen nga autoritetet se janë përfshirë në një orgji duke cënuar, sipas pretendimeve të autoriteteve, sigurinë publike.
Individët e dyshuar u arrestuan ditën e hëne, sipas të përditshmes “Egypt Indipendent”. Policia raporton se të arrestuarit kishin marrë me qira një apartament për të orgnizuar festa ku pjesëmarrësit përfshiheshin në marrëdhënie seksuale në grup. Autoritetet u informuan për këtë gjë nga disa komshinj të apartamentit ku zhvilloheshin festat.
Burimet lokale raportuan në polici se djem “të çuditshëm” e frekuentonin shpeshherë apartamentin. Operacioni i kësaj jave që solli arrestimin e nëntë personave është një ndër aksionet e shumta, duke iu bashkuar “mësymjes” famëkeqe të autoriteteve egjiptiane kundrejt komunitetit LGBTQ. Edhe pse homoseksualiteti në Kodin Penal nuk është ekskluzivisht i kriminalizuar, individët u arrestuan mbi bazën e ligjit të vjetëruar të vitit 1961 që dënon shthurjen seksuale, të cituar në precedentin penal.
Ligji në fjalë mbetet i paqartë, por vihet në përdorim për çfarëdolloj sjellje që qeveria e konsideron të dënueshme. Vitin e kaluar ky ligj u përdor për të kriminalizuar aktivitetin seksual të çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Gjatë muajit nëntor së paku 60 deputetë nënshkruan një projektligj që synon të forcojë këtë ligj për të ndaluar çdo formë dhe virtuale advokuese për homoseksualitetin. Ligji, në rast se miratohet, do të jetë shumë strikt për çdo lloj hapësire që do të zhvillojë aktivitete për komunitetin LGBTQ, ose për media që promovojnë homoseksualitetin nëpërmjet mbulimit mediatik në favor që i bëhet komunitetit në fjalë./k.m/
Burimi: Into Magazine