Aplikacioni për flirtim midis gejve, “Grindr” shpërndan të dhënat konfidenciale të përdoruesve
Foto: Twitter
Pas skandalit të “Cambridge Analityca” ku të dhënat e përdoruesve në rrjetin social të FB nuk mbrohen dhe iu shiten palëve të treta, duket se në shënjestër këtë herë ka qenë aplikacioni “Grindr”. Ky aplikacion përdoret prej personave gej me qëllim njohjen dhe socializimin e këtyre personave me njëri-tjetrin. Të hënën e kësaj jave aplikacioni u përfshi në një valë skandalesh për sa i përket ndarjes së të dhënave personale të përdoruesve të vet me palë të treta, duek dështuar në mbrojtjen e të dhënave personale/konfidenciale të përdoruesve.
Disa prej të dhënave personale të ndara është dhe statusi shëndetësor i përdoruesve, duke përfshirë këtu përdorues që kanë ndarë me aplikacionin statusin e tyre si të infektuar me HIV.
Por si u aksesua dhe u kërkua ky informacion? Së fundmi përdoruesve të aplikacionit iu kërkua që të jepnin të dhëna rreth gjendjes shëndetësore, pra nëse ishin të infektuar me HIV si dhe herës së fundit që i ishin nënshtruar një testi të tillë mjekësor. Në asnjë moment nuk është thënë se këto të dhëna do të ndahen me palë të treta.
Një organizatë e pavarur kërkimi në Skandinavi ka nxjerrë në pah se “Grindr” po i ofronte të dhëna sensitive të përdoruesve të vet dy shërbimeve të tjera, të lidhura me po me 13 kompani të tjera. Të dhëna të tjera që ky aplikacion po shpërndan janë:
– pozicioni gjeografik i përdoruesit (GPS);
– gjinia;
– data se kur përdoruesi i është nënshtruar për herë të fundit testit të HIV;
– adresa elektornike;
– mosha;
– kërkimi që përdoruesi bën në motorin e kërkimit të aplikacionit.
Lajmi u mirëprit shumë keq nga përdoruesit e tij, si dhe nga advokues të privatësisë online./k.m/
Burimi: EFF (Electronic Frontier Foundation)