Ditën e djeshme, në emisionin ThumbOn në Ora News, ishte e ftuar Anxhela, aktiviste e lëvizjes për të drejtat e komunitetit transgjinor në Shqipëri prej vitesh tashmë.
Përmes rrëfimeve personale, Anxhela tregoi për Fatmën dhe Aulonën kalvarin e gjatë të peripecive, që nga abuzimet seksuale në moshë të mitur, te të qenit e pastrehë si dhe urrejtjen dhe diskriminimin që ka hasur për shkak të identitetit të saj gjinor.
Pavarësisht të gjithave, Anxhela sërish me historinë e saj na ka treguar se guximi do të arrijë gjithmonë të mund urrejtjen dhe diskriminimin, madje dhe dhunën sistematike të ushtruar nga shoqëria.
Sot Anxhela është zëri i vetëm i komunitetit transgjinor, që flet për qindra të tjerë që janë ende të fshehur e të frikësuar nga realiteti, dhe padyshim një nga zërat më të fuqishëm brenda të gjithë lëvizjes LGBTI në Shqipëri.
Ndiqni të plotë Historinë e Anxhelës në videon e mëposhtme: