Ambasadori Amerikan martohet me të fejuarin e tij në Danimarkë
Ambasadori amerikan në Danimarkë ka lidhur jetën me partnerin e tij, në vendin e bashkimeve të para në botë të të njëjtit seks.
Danimarka ka filluar të njohë partneritetet e regjistruara për çiftet e të njëjtit seks në 1 tetor të vitit 1989 – që shënon njohjen e parë ligjore në botë të marrëdhënieve të të njëjtit seks.
Vendi, i cili prezantoi martesat e të njëjtit seks në vitin 2012, vitin e kaluar ka shënuar një çerek shekulli që kur çiftet e para të të njëjtit seks bënë rrugën e tyre për tu regjistruar në City Hall-in e Kopenhagenit.
26 vjet më vonë, ambasadori Amerikan në Danimarkë është bërë i fundit i një linje të gjatë çiftesh që përfitun nga ligjet e Danimarkës, duke lidhur jetën me të fejuarin e tij.
Rufus Gifford, i cili është emëruar si ambasador Amerikan nga Obama në shtator të vitit 2013, u martua me partnerin e tij veteriner Stephen DeVincent dje në City Hall-in Kopenhagenit.
Gifford, një 41-vjeçar nga Bostoni, shkroi në Twitter:”Sot: Stephen dhe unë martohemi @ City Hall të Kopenhagen – 26 vite më parë ka qenë vendi i 1-rë i bashkimeve ligjore gej në botë. I përulur dhe emocional.
Duke pozuar për një foto me unazat e tyre, çifti shtoi: “I martuar! Në vendin që krijoi përralla, ne sapo filluam tonën … Ndjej kaq shumë lumturi dhe mirënjohje.”
Presidenti demokrat Barack Obama kohët e fundit ka caktuar një numër të madh ambasadorësh gej, për të përfaqësuar SHBA-të në mbarë botën.
Vitin e kaluar, ai emëroi Ted Osius – i cili ka një djalë të vogël me bashkëshortin e tij – si ambasador në Vietnam.
Ambasadorë të tjerë gej që Obama ka caktuar janë John Berry (Australi), Daniel Baer (Austri), James Costos (Spanjë), dhe Wally Brewster (Republika Dominikane)./A.A