Ambasada Ruse i quan perëndimorët ‘derra gej’
Tensionet mes Europës dhe Rusisë janë përshkallëzuar këto javët e fundit, me Rusinë që dërgon luftanije përgjatë Kanalit Anglez në një shfaqje të dukshme force.
Rusia këtë javë u përpoq të provokojë Perëndimin mbi të drejtat LGBT – një taktikë e përdorur në mënyrë të përsëritur nga presidenti Vladimir Putin në të kaluarën.
Ambasada Ruse në Londër postoi në tweeter një foto të një ariu gjigant rus duke pozuar mbi një kamp përqendrimi plotë me derrkuca, të stolisur me një flamur Krenarie, yje, dhe një shenjë të Eurozonës.
Kjo ka një ngjashmëri me shenjën “Arbeit macht frei” që varej mbi kampin e Aushvicit dhe kampe të tjerë përqendrimi. Postimi në Tweeter thotë: “Në qoftë se Rusia po bie, pse merakoseni? Ndoshta, shqetësimi i vërtetë është rënia e Perëndimit dhe se ne i manaxhojmë gjërat më mirë?”
Ai gjithashtu shkruan: “Imazhi i përdorur për qëllime ilustrimi.”
Megjithatë, ky postim është pritur ftohtë.
Një aktivist LGBT shkroi: “Ky është një postim i vërtetë nga Ambasada ruse që i përshkruan evropianët si derra duke valëvitur flamuj gej.
“Nuk jam i sigurt nëse yjet në imazh kanë për qëllim të thonë diçka por ky postim nga Ambasada ruse përmban të gjitha llojet e fashizmit.”
Një tjetër përdorues Twitter-i ka shtuar: “Ky animacion është i neveritshëm.”
Rusia kohët e fundit është përpjekur të detyrojë një faqe LGBT që mbështet adoleshentët gej të mbyllet, si pjesë e një goditje anti-LGBT.
Yelena Klimova, themeluese e faqes së internetit, është gjobitur më herët sipas ligjit të ‘propagandës gej’ të vendit, ndërsa autoritetet detyruan rrjetin social rus VK të marrë masa të ashpra për këtë grup.
Autoritetet kanë shkuar edhe më tej, duke vendosur mbikqyrësin e medias shtetërore Roskomnadzor, në listën e zezë të websitit Deti-404 për “përhapje informacioni të ndaluar.”
Presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit ka sulmuar ligjet homofobike amerikane, duke pretenduar se Rusia garanton të drejta të barabarta për të gjithë personat LGBT.
Ai tha se homofobia në Rusi ka qenë “qëllimisht e ekzagjeruar”, para se të sulmonte Shtetet e Bashkuara dhe ligjet anti-gej që ai thotë se ende ekzistojnë atje./A.A.